TAKIMI/ Ali Ahmeti tregon çfarë i kërkoi kryeministri Rama

31 Dhjetor 2016, 13:32Rajoni TEMA

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë intervistës në televizionin 21, ka folur për takimet që janë zhvilluar ditëve të fundit nga liderët politik shqiptar, të inicuara nga Ali Ahmeti dhe Edi Rama.

“Në radhë të parë kjo është nevojë për shqiptarët në Maqedoni. Partitë politike kanë bërë shumë më herët takime më kryeministrin Edi Rama. Sigurisht ka biseduar edhe me mua, dhe më ka kërkuar nga unë të thërras partitë politikë në një takim të përbashkët për ti dëgjuar se cilat janë kërkesat e tyre.

Unë e kam bërë këtë përpjekjese, gjithashtu ka edhe kërkesë edhe nga autoriteteve e Kosovës, dhe partive politike opozitare, unë po ashtu kam bërë edhe një takim me Lëvizjen Vetëvendosje në drejtim të inkurajimit për t’i harmonizuar qëndrimet lidhur me avancimin e çështjes shqiptare”, theksoi Ali Ahmeti.

Ai më tej tha se as Shqipëria e as Kosova nuk janë ata që hartojnë e diskutojnë politikat për shqiptarët e Maqedonisë.

“Ne kemi programet tona, qëllimet tona, por çdo lehtësim që mund të vjen prej bashkëmendimtarëve është i mirëseardhur, po ashtu edhe miqtë tanë ndërkombëtarë”, theksoi Ali Ahmeti.

1 komente në “TAKIMI/ Ali Ahmeti tregon çfarë i kërkoi kryeministri Rama”

  1. alphade says:

    F.Ljubo-nja ! ” kunder gjitheckaje qe ben Rama ” ?!
    Idem si banda e Saliserb Milloshevici ! Ja si takohen
    te gjitha agjenturat millosheviciane kunder kombit
    shqiptar . Fatosi i ” Ljubo-njes” eshte njeri nga pjes-
    taret e ketyre bandave antishqiptare dhe ne sherbim
    te te huajve fqinje…..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje