VIDEO/ Dalin pamjet: Si u grabit kazinoja mbrëmë në Tiranë

31 Dhjetor 2016, 09:30Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka publikuar sot videon e grabitjes së kazinos mbrëmë te Zogu i Zi, si dhe videon e arrestimit të autorit. Sipas njoftimit, më datë 30.12.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë kapur në flagrancë shtetasin:

– Ilir Lelo ,45 vjeç banues Tiranë

Ky shtetas ka grabitur nën kërcënimin e armës së zjarrit, një pikë lojrash fati tek Zogu  i Zi, ku ka marrë një shumë monetare.

Shërbimet e Policisë porsa kanë marrë njoftim për ngjarjen e ndodhur  kanë ngritur pika kontrolli dhe ka kanë filluar krehjen e zonës.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se autori i dyshuar po tenton të grabisë nën kërcënimin e armës një pikë tjetër në afërsi të Komisariatit të Policisë nr 3.

Falë ndërhyrjes në kohë  të shërbimeve të  Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3 u bë  kapja  në flagrancë brenda në Kazino e autorit në tentativë për të realizuar grabitjen e dytë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip pistolet model 54 i tipit TT

Specialistët e Policisë po punojnë nëse është dhe autori i grabitjes tek rruga e Elbasanit

Materialet proceduriale do t’i  kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 140 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje