Edi Rama: Parisi uron në shqip nga Harku i Triumfit

1 Janar 2017, 23:09Sociale TEMA

Urimet për ardhjen e 2017, janë bërë në të gjithë globin dhe në të gjitha gjuhët.

Por një qytet i mrekullueshëm si Parisi, ka vendosur që mes të tjerave të urojë ardhjen e Vitit të Ri edhe në gjuhën shqipe.

Kjo ka ndodhur në momentin e ndërrrimit të viteve në Harkun e Triumfit, i cili ishte veshur me figura shumëngjyrëshe, ku në të reflektoheshin urimet në disa gjuhë të botës.

Dhe mes tyre nuk kishte si të mungonte edhe gjuha shqipe, ku siç shihet në foto ka uruar të gjithë: Gëzuar Vitin e Ri.

Fotografia e urimit në shqip nga Harku i Triumfit është postuar nga vetë kryeministri Edi Rama në profilin e tij në facebook. Në fotografinë e postuar nga Rama, ndërtesa është ndriçuar nga ngjyrat festive ndërsa I vetmi shkrim mbi të është ai shqip.

“Parisi uron në shqip nga Harku i Triumfit”, ka shkruar kreu i qeverisë në përshkrimin e fotografisë.

Kështu edhe këtë vit Edi Rama ndoqi traditën e mesazheve uruese të cilat dërgohen nga qytetarët dhe më pas shfaqen në fasadën ballore të godinës së Kryeministrisë nëpërmjet një video­projektori.

Por kësaj i është shtuar siç urimi shqip, edhe mbi Harkun e Triumfit në Paris është lexuar “Gëzuar Vitin e Ri”.

4 komente në “Edi Rama: Parisi uron në shqip nga Harku i Triumfit”

  1. Taras Bulba says:

    Hallall o Edo ti po e bene Shqiperine qe te njihet ne te gjithe boten ,se sa ishte Qoftelargu Berishe njiheshim per Lazarat ,per Gerdec,per 96e97 ,per 98 ,per 21janar

  2. loni says:

    Edi Rama =Ismail Qemali

  3. Beni says:

    Magari, te ishin ,,titane tre ,,lideret,, tane, por nuk Jane vecse hajdute e te papergjegjshem.

  4. $$$$$$$$$$$ says:

    Hajde Photoshop, hajde, Po kush e ha kete trapllek, mer ti. Ketij i eshte mbushur mendja qe shqiptaret jane koqe dhe ne fakt nuk e ka fare gabim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje