Më shumë se 4500 punonjës policie natën e ndërrimit të viteve kanë qenë në krye të detyrës, për të siguruar që të mos ndodhte asgjë.
Me këtë rast, ata kanë bërë edhe ndonjë foto, duke qenë se gjatë gjithë natës së ndërrimit të viteve, janë evidentuar vetëm dy raste të vogla problematike.
Njoftimi i Policisë: Çfarë ndodhi natën e ndërrimit të viteve
Gjatë natës së ndërrimit të viteve, e deri në orët e para të mëngjesit, pothuajse e gjithë Policia e Shtetit, ka qenë në shërbim, prezente në sheshet ku qytetarët festuan, në afërsi të lokaleve, në rrugët nacionale dhe rurale, kudo në të gjithë Shqipërinë.
Falë masave të marra nga Policia e Shtetit, qytetarisë së treguar gjatë festimeve, si dhe mirëkuptimit të treguar nga qytetarët për të respektuar këshillat e Policisë së Shtetit, gjatë natës e deri në mëngjesin e sotëm, në të gjithë Shqipërinë nuk ka asnjë humbje jete njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore apo e ngjarjeve kriminale.
Nga përdorimi i fishekëzjarreve në të gjithë vendin janë dëmtuar lehtë pa asnjë problem për jetën 9 shtetas, të cilët pas mjekimit janë larguar në banesat e tyre.
Në të gjithë vendin, konfliktet si pasojë e përdorimit të alkoolit pothuaj kanë qenë të papërfillshme.
Gjatë natës në të gjithë vendin është evidentuar 1 rast vjedhje lokali dhe 1 rast tentativë vjedhje banese.
Ështe evidentuar vetëm një ngjarje, ku persona te pa identifikaur në lagjen Bathore, në një lokal kanë hedhur nje sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi nuk ka pasur persona të dëmtuar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme iu kanë dhënë ndihmë qytetarëve për probleme të ndryshme në 24 raste në të gjithë vendin.
Policia e Shtetit do vijojë shërbimin e përforcuar deri më datën 04.01.2017.
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-8-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-8.jpg","attachment_id":"606821"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-9-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-9.jpg","attachment_id":"606823"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-7-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-7.jpg","attachment_id":"606820"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-3.jpg","attachment_id":"606816"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-2.jpg","attachment_id":"606815"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic.jpg","attachment_id":"606811"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-10-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-10.jpg","attachment_id":"606812"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-1.jpg","attachment_id":"606813"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-4.jpg","attachment_id":"606817"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-6.jpg","attachment_id":"606819"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/polic-5.jpg","attachment_id":"606818"}]
Hallall!Era shtet modern!
Komplimenti shume bukur fotot e punonjeseve te policise.
bukur shume, por leket per sherbimin jashte orarit kur do i marin policet se me duket se jeni harruar duke bere selfie
leket ku do ja jepni policeve???
leket kur do jua jepni policeve per punen jashte orarit???????