Besnik Mustafaj: Se di nëse Berisha duhet të jetë në lista, Basha duhet t’i tregojë kufirin!

mustafaPartia Demokratike ka hedhur pikat e para të programit qeverisës, i dalë siç ka thënë Basha pas 3 vitesh takime intensive në çdo zonë të vendit, por ende nuk ka ndarë me opinionin publik ekipin me të cilin do të kërkojë votën e shqiptarëve.

Skuadra drejtuese në këto 3 vjet ka ndryshuar herë pas here, dikush ka rënë një tjetër është ngritur dhe Lulzim Basha ende nuk ka përcaktuar fytyrën e ekipit të tij me të cilët synon pushtetin.

Sugjerimi i Besnik Mustafaj për kreun e Partisë Demokratike është t’i tregojë kufirin Berishës.

Mustafaj: “Berisha ka deklaruar se nuk ndërhyn, por njëkohësisht mendoj se Basha duke mos qenë pjesë e lidershipit të historisë së PD qysh në fillim, dhe personalitetin e fortë, Basha ka kompleksin e historisë siç e kanë krejt te rinjtë. Por më shumë se kompleks ka qenë ndikim i një marrëdhënie dhe respekti të ekzagjeruar nga ana e Bashës. Unë Bashës i kam sygjeruar që duhet t’i tregojë kufirin Berishës. Unë nuk besoj se njerëzit duhet të largohen vetë nga politika. Kur e kanë kryer ciklin e tyre, duhet t’i tregohet vendi me votë dhe nga lidershipi i ri. Fakt është se Berisha ka bërë opozitë të fortë, ka qenë kompensim i madh për cilesinë e grupit parlamentar. Ka pas një ndikim në disa momente kyçe, le të kujtojmë këtu denoncime të mëdha që ka bërë dhe forca goditëse i ka shërbyer rolit që ka opozita. Nuk jam në gjendje t’i them Bashës nëqoftëse duhet të jetë Berisha në listat e reja. Nëqoftëse nuk do jetë me kë do ta zëvendësojë, nëqoftëse do të jetë si do mbahet nën kontroll. Janë gjëra qe duhet t’i zgjedh kryetari”.

Besnik Mustafaj pohon per “Ora News” se Basha është distancuar shpesh nga keqeverisja me akte të vlerësuara dhe mirëptitura nga publiku.Por ai e këshillon Bashën të mos shpenzojë shumë kohë me kërkim ndjese.

Mustafaj: “Basha është distancuar në shumë raste nga keqqeverisja. E ndjen se trashëgimia duhet gjykuar politikisht për t’i shërbyer të ardhmes. Në këtë kuptim Basha ka bërë gjeste të mirëpritura nga opinioni publik. Por kjo nuk duhet t’i marrë kohë. Mea culpa, ai tani është në periudhen e shfaqjes se alternativave për të krijuar besim te shqiptarët”.

Për besnikët e lidershipit të zgjedhur nga Basha, Besnik Mustafaj mendon se meritojnë një reflektim.

Mustafaj: “Nuk bëj biografinë. Por nëqoftëse sondazhet japin ende rezultate të dobëta për kupolën, pergjegjësi ka dhe ky lidership i zgjedhur nga Basha bashkë me Bashën. Do të thotë që zgjedhjet nuk kanë qenë të duhura, ky fakt duhet ta shtyjë për reflektim të fortë”.

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Besnik Mustafaj: Se di nëse Berisha duhet të jetë në lista, Basha duhet t’i tregojë kufirin!”

  1. ndoc says:

    po c’a thu o Mustafaj, Basha eshte vetem nje pupet e Berishes.E vetmja shprese e Bashes eshte Berisha per t’i shpetuar
    gjykimit per 21 janarin, per rrugen e kombit…. Nuk ka Basha pa Berishe !! Nese duhet shpetuar PD duhet t’i dorezohen te dy drejtesise.
    Behuni burra e shikojeni te verteten ne sy perdryshe PD eshte e marre fund.

    1. andromeda says:

      shumë të drejtë ke Ndoc, binomi i pathyeshëm e i ndërvarur duhet të japë llogari para ligjit. Por, meqë këtë e dinë të gjithë shqiptarët, habitem se si një ‘intelektual’, njeri i letrave, dhe ish diplomat që përfaqësonte vendin në botë, të ketë kaq pak mend sa të bëj një qasje të tillë. Vetëm demokratikasit, bythëlëpirës të titullarëve i bëjnë këto ‘arsye të mos arsyes’, që ta kenë mirë si me njërin dhe me tjetrin.

  2. grer says:

    Gezuar Ve Ri_in!
    Faleminderit per humorin!
    Sepse…listat e bene shefi, Berisha. rrezik Berisha po te kete mundesi klonon vehten 139 deputet. I le nje vend vetem Luli! Gjithsesi na kenaqe!

  3. Peco says:

    Nga pikpamja e vlerave,(te pakten me ato qe shpreh) ky Mustafaj tregon se mund te shkonte deri ne Kryetar kooperative, por jo ne nje kooperative te tipit te larte, pasi kjo duket e tepert per vlerat e tij. Ky ish minister i bije rrotull nese duhet apo nuk duhet te jete Berisha ne listat zgjedhore. Shqiperia nuk eshte USA, ku presidenti mbaron mandatin dhe merret me shperndarjen e eksperiences politike tek brezi tjeter. Ne jemi ne Europe. Por sidomos jemi ne kufij me Italine dhe Greqine. Ne te dy keto vende, qe per ne sherbejne si model demokracie, politikanet e larte largohen nga jeta politike kur largohen nga jeta reale. Berisha politikisht nuk eshte asgje me shume se nje Xhulio Andreot.

  4. kasem gahinja says:

    mustafaj eshte pjese e klanit tropoja ndaj nuk ka kurajo te shkeputet prerazi nga berisha,ndaj nuk ndan dot berishen nga basha, ndaj ben sikur nuk sheh lidhjet e pandashme berisha basha.shkrimet e tij jane vetem per te hedhur hi syve

  5. uskania says:

    I nderuar Besnik, Ende nuk e din se Basha eshte nje p…rdhe e Berishes?

  6. Neutrino says:

    Berisha, ne rast se nuk shkon ne burg, duhet te jete ne parlament. Ne kete menyre, PD-ja do te degradohet deri ne fund dhe uroj te na shporret nga jeta politike ne Shqiperi. Pa Salen nuk ka PD dhe pa PD nuk ka Sale. Prandaj lereni kapitenin te fundoset sebashku me anijen e tij pirate.

  7. Bekim says:

    Bekim
    PD-ja duhet rikrijuar nga fillimi me nje emer,program dhe lidership te ri.
    Kjo inisiative duhej marre qe pas humbjes se thelle te Qershorit 2013. Tani eshte jo vetem shume vone,por edhe vetevrasje para zgjedhjeve te Qershorit 2017. Z.Mustafaj nuk jep nje zgjidhje perfundimtare per largimin e bute te Berishes,por e leshon topin ne fushen e Bashes,i cili,dihet se nuk ka as fuqi dhe as kurajo t’a beje nje gje te tille.
    Qendrimi i detyruar i PD ne poziscionin qe eshte,i jep asaj mundesine te vazhdoje te jete parti parlamentare me rreth 25-30 % ne parlamentin e arthshem. Pas kesaj humbje te thelle te saj,jo per faj te antaresise se PD,por per faj te Berishes qe vazhdon prej 26 vjetesh t’a mbaje lidershipin e saj nen kontroll,duhet te mblidhet kongresi i jashtezakonshem i PD me kerkesen e bazes ,qe e do vertete programin fillestar te PD-se dhe drejtimin e saj si ate te nje parti e vertete demokratike. Ne keye parti mund te marin pjese edhe
    funksionare te PD-se,por jo Berisha, per 1000 arsye qe dihen.Ne kete kongres duhet vendosur rikonstruksioni i plote i partise nga seksioni e deri tek Kryesia e Keshilli Kombetar,por me nje emer dhe program te ri,ku ne themel te jete demokracia e vertete brenda partise me zgjedhje te ndershne,te fshehta nje antar nje vote,rotacioni i detyrueshem i kryetareve cdo 2 mandate,funksionimi normal i forumeve dhe sidomos marja kolegjiale e vendimeve nga baza deri ne qender dhe zgjedhja e kandidateve per deputete,kryetare bashkish etje nga antaresia,pas nje shqyrtimi nga nje komision i verifikimit te figures i zgjedhur ne konferencat e degeve ,dhe per kontroll ne shkalle Republike, nga nje komision i zgjedhur nga kongresi i partise. Komisionet nuk do te varen nga kryesite e partise,por do japin lligari e do zgjidhen e shkarkohen vetem nga konfetencat e degeve dhe nga kongreset e partise.TE HIQET DORE NGA AKUZAT BOSHE DHE PA PROVA MBI KUNDERSHTARIN ,I CILI NUK DUHET PARE SI ARMIK.TE ZHDUKET FJALORI FYES,DENIGRUES, IRRITUES DHE RRUGACEROR duke e kthyer partine ne nje parti qytetare te kulturuar te tipit europianoperendimor. Kete nuk e zgjidh lidershipi i PD e aq me teper Berisha,por vetem antarsia e PD-se me nje komision nismetar brenda PD. Pas zgjedhjes se lidershipit te ri,mblidhet grupi parlamentar i ish PD dhe i jepen direktivat sipas statutit te partise se re. Kush nuk i bindet lidershipit te ri perjashtohet nga grupi parlamentar i partise se re,sikur te ngelen edhe vetem 5 deputete.Nebdoj se nuk ka rruge tjeter per te mbijetuar idete e Dhjetorit 90.

  8. alphade says:

    Thirrje te gjitha gazetave dhe mjeteve te tjera te informacionit ,
    televizioneve shqiptare qe gjate vitit 2017 te mos na e nxjerrin
    me fytyren e kalbur te qoftelargut te Vicidolit . Ky do te ishte nje
    nder i madh qe do t’i behet kombit shqiptar ne pergjithesi. Lere-
    plakun Mere ne shenjterine e tij ,lereni te vdese nga marazi dhe
    helmimi total i gjakut te perzier me karaxhicet serb ,lereni sa ta
    mbuloje hidherimi ,lereni me lekuren…….Lereni …!!!

  9. eli-tiv says:

    …po ky mo….do te na mbush mendjen…se pd eshte parti normale e ka ca probleme…ne mezi presim te funksionoje drejtesia..e ti shohim ne burg.
    te dy b&b familjarisht.

  10. artan says:

    Zoti Mustafa. Keni te drejte kur thoni se Basha duhet t’i tregoje kufirin Berishes, por Basha nuk eshte nga ai brum. Kete me siguriu do ta beje drejtesia, jo vetem per Berishen, por edhe per Bashen vete.

  11. Servet says:

    Sipas jush qe komentoni ne gazeten kryesore te rilindjes “Tema ” parti quhet vetem kjo e rilindjes ,te tjerat jane parti armike por beni nje gabim sepse flisni si dulla qe per ç’do denim fliste ne emer te popullit edhe ju quani popull vetem ata qe jane me rilindjen ndersa ata qe nuk mendojne njelloj me ju jane ose armiq ,maloke per fshatar qe nuk marin vesh nga jeta .

  12. agimi nga Maqedonia says:

    O Mustafa te dy keto e kane emrin ne listen qe do ti marre perendia me vete shume shpejt per te keqijat qe i kane bere ketij populli.

  13. Bekim says:

    Bekim
    PD-ja duhet rikrijuar nga fillimi me nje emer,program dhe lidership te ri.
    Kjo inisiative duhej marre qe pas humbjes se thelle te Qershorit 2013. Tani eshte jo vetem shume vone,por edhe vetevrasje para zgjedhjeve te Qershorit 2017. Z.Mustafaj nuk jep nje zgjidhje perfundimtare per largimin e bute te Berishes,por e leshon topin ne fushen e Bashes,i cili,dihet se nuk ka as fuqi dhe as kurajo t’a beje nje gje te tille.
    Qendrimi i detyruar i PD ne poziscionin qe eshte,i jep asaj mundesine te vazhdoje te jete parti parlamentare me rreth 35-40 % ne parlamentin e arthshem. Pas kesaj humbje te thelle te saj,jo per faj te antaresise se PD,por per faj te Berishes qe vazhdon prej 26 vjetesh t’a mbaje lidershipin e saj nen kontroll,duhet te mblidhet kongresi i jashtezakonshem i PD me kerkesen e bazes ,qe e do vertete programin fillestar te PD-se dhe drejtimin e saj si ate te nje partie te vertete demokratike. Ne kete parti mund te marin pjese edhe
    funksionare te PD-se,por jo Berisha, per 1000 arsye qe dihen.Ne kete kongres duhet vendosur rikonstruksioni i plote i partise nga seksioni e deri tek Kryesia e Keshilli Kombetar,por me nje emer dhe program te ri,ku ne themel te jete demokracia e vertete brenda partise me zgjedhje te ndershne,te fshehta nje antar nje vote,rotacioni i detyrueshem i kryetareve cdo 2 mandate,dhe doreheqje pas humbjes ne zgjedhje vendore apo parlamentare,funksionimi normal i forumeve dhe sidomos marja kolegjiale e vendimeve nga baza deri ne qender dhe zgjedhja e kandidateve per deputete,kryetare bashkish etje nga antaresia,pas nje shqyrtimi nga nje komision i verifikimit te figures i zgjedhur ne konferencat e degeve ,dhe per kontroll ne shkalle Republike, nga nje komision i zgjedhur nga kongresi i partise. Komisionet nuk do te varen nga kryesite e partise,por do japin llogari e do zgjidhen e shkarkohen vetem nga konferencat e degeve dhe nga kongreset e partise.TE HIQET DORE NGA AKUZAT BOSHE DHE PA PROVA MBI KUNDERSHTARIN ,I CILI NUK DUHET PARE SI ARMIK,POR TE KRITIKOHET ASHPER PER POLITIKAT JO ADEKUATE PER NEVOJAT E SHOQERISE SHQIPTARE, DHE TE PADISE NE ORGANET E DREJTESISE KORRUPSIONIN. TE ZHDUKET FJALORI FYES,DENIGRUES, IRRITUES DHE RRUGACEROR per t’a kthyer partine ne nje parti qytetare te kulturuar te tipit europianoperendimor. Kete nuk e zgjidh lidershipi i PD e aq me teper Berisha,por vetem antarsia e PD-se me nje komision nismetar brenda PD. Pas zgjedhjes se lidershipit te ri,mblidhet grupi parlamentar i ish PD dhe i jepen direktivat sipas statutit te partise se re. Kush nuk i bindet lidershipit te ri perjashtohet nga grupi parlamentar i partise se re edhe sikur te ngelen edhe vetem 5 deputete.Mendoj se nuk ka rruge tjeter per t’i mbijetuar ideve te Dhjetorit 90.Nje rol te madh ne keye proces mund te luaje edhe grupimi DHJETOR 90-te duke mos pranuar disa figura te diskredituara te saj para opinionit publik.

  14. Çiftelia says:

    Besniku e Çiftelia i jane ngjitur Bashes si muti pas kepuces.

  15. Ledio says:

    Ore Besnik le ti themi gjerat troc : Klani i Tropojes qe mori ne dore PirdhD , eshte veper e agjenturave Serbe edhe ti nqs zyrtarisht nuk je pjelle e ketij klani, ke bashkepunuar ne menyre te vetedijshme per ta edhe duke e ditur se kush jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *