Mamurras, zjarr në një vilë trekatëshe, nuk ka të lënduar

1 Janar 2017, 18:56Kronika TEMA

Një vilë trekatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në Mamurras. Sipas burimeve për Report Tv, nuk ka të lënduar nga zjarri por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Stacioni I trenit”, ku sipas informacioneve për Report Tv, zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje pas disa minutash.

Vila e cila është përfshirë nga flakët është në pronësi të Anton Pershkurës. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, sakaq policia ndodhet në vendngjarje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje