Na mbaroi djathi në shtëpi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

enkel-demi-347x2331-1Nga Enkel Demi

Kur nana tha se mbaroi djathi në shtëpi mendja më shkoi që ky lajm kaq tronditës mund të na çojë mbrapsht gjithë vitin. Në 1 janar jemi të tërë në gjendje knock down. Barqet e ngritura përpjetë dhe një gjysmagjel që do të përtypet më datë 1, 2, 3. Të nesërmen e festës së ndërrimit të moteve, njeriu vazhdon ritin për inerci. Vazhdon dreka me copat e mbijetuara të shpendit, përsheshi që ngrohet, pilafi, sallata ruse. Hapen do shishe të tjera me verë, ullinjtë e zhytur në vaj me feta limoni, vezët e ziera me djath në vaj ulliri dhe rigon përsipër.

– Mbaroi djathi, tha nana. Ky ishte kumti që më ngriti me vrull për të dalë, të gjej copën e djathit që mos të na mbijë tersi qysh ditën e parë të motit të ri.

Nuk kam bërë mirë hesapet. Blen njeriu, merr masa si çdo shqiptar deri në ditën e fundit të dhjetorit. Një thes me miell, dy thasë patate, ca teneqe djathë, zogj, pula, gjela, mish i grirë dhe me copa, vaj, makarona, oriz, sheqer. Ndërrimi i viteve ka nevojë për rezerva ushqimore të vërteta.

Rrugët janë krejt të zbrazura e tek-tuk sheh prindër që tërheqin fëmijë të veshur si për festë, të cilët po shkojnë të hanë drekën tek nënëdaja. Të gjitha shitoret mbyllur.

– Kot del, më tha nana, xhan-xhin është jashtë, nuk ka shpirt të gjallë. Unë nuk i zura besë dhe nisa shëtitjen time gjithë merak. Mbyllur shitorja me ushqime e Bardhës, mbyllur furra e bukës e Xhevit, mbyllur zarzavatet e Metit, mbyllur klubi i Rremës, mbyllur dyqani i madh i firmës së madhe, hapur bimca e Lirit. Çunat e lagjes kanë marrë nga një kafe, një kupë raki dhe po shëllehen në rrezet e diellit me jakat e ngritura përpjetë pas qafës. U ula me ta, porosita një kafe, kupa e rakisë erdhi pa e kërkuar. Pyetja e parë:

– U gëzuat?

– U gëzuam.

Heshtje. Më pas Rimi cyt më tej bisedën:

– Dobët shumë këtë vit. Ka ra Kartagjena fare. Me zor bleva 80 mijë lekë fishekzjarre.

Të gjithë ramë në një mendje që këtë vit ishte dobët shumë. Shamë qeverinë, ndërsa kupa e parë u zbraz. Erdhi e dyta, por nuk shtyhet thatë. Liri paska ca ullinj, Gimi u ngjit deri në banesën e tij dhe mori dy copa djathë të mbështjellë me letër. Një ma dha mua, një e hodhi në pjatën e ullinjve. Më ka bërë nderin e jetës. Ma hoqi tersin nga shtëpia dhe rakia shkonte për së mbari. Pse e kemi fqinjësinë dhe shoqërinë? Ja për këto ditë. Shijojmë rrezet e diellit dhe dikur çohemi. Erdhi vakti i drekës, na pret gjysmagjeli dhe të tjerat. Megjithatë këtë vit është dobët, si ka qenë përherë qysh kur mbaj mend ndërrimin e moteve. Dobët shumë…/27.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Na mbaroi djathi në shtëpi”

  1. Lushnjari says:

    Bejini Zotit shyqyr se ka njerez qe nuk mbushin barkun me buke. Mos te kaljome ke te tjerat pastaj, semundjet, luftrat dhe sakatlliku. O Shqiptar qe nuk i beni asnjihere Zotit SHYQYRIN. Mjer per ju !

    1. Adriatik says:

      Tsamourian vizitojeni ne youtube turkotsamides.

      1. Tope-tope papagallo says:

        @Adriatik, Je ber per te ardhur keq

  2. sadiku says:

    nuk e kuptoj per cfare e boton Tema nje shkrim te tille idiot…???

  3. Phoenix says:

    Une arrita te lexoj mes rreshtave. Po ata qe nuk e kuptojne jane arsyeja tjeter se perse jemi dobet, sepse punojme pak, aspirojme pak, fitojme pak, dhe keshtu e shtyjme me
    Pak djathe e raki.

  4. Don says:

    Me keto idiotizma qe shkruan ky eshte vene ne radhe pas ramohitos. Kur situata eshte e nxehte Keli na afron gazetari te vaket dhe pa kuptim. Ky eshte nje pjate mish jani pa mish dhe nje raki sade ne qetesine e pas mesnates kur te tjeret flene gjume. Kur te tjeret zgjohen dhe jeta gumezhin me hallet e saj, keli fle gjume dhe gerrhin e shikon endrra me majmuna me raki dhe me djath. Per dreq asnje enderr me cameri me reforme, me drejtesi, me qeveri dhe ekonomi. Jo,fantazia e kelit shkon atje ku nuk i vete mendja njeriut, tek endrrat jashtetokesore. Me sa duket keli ka lene duhanin dhe ka filluar rakine. Per hajr keli! Me sa duket normaliteti jot njeh vetem drurin e Saliut ose drurin Osman me gunga.

  5. Co Gruan or lum miku, e ke edhe me POZITE e me siguri ajo te gjen djath e gjalp e ca te te doje kokrra e qefit

Lini një Përgjigje te Lushnjari Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *