Nata e Ndërrimit të viteve, bilanci i Policisë së Shtetit përmes shifrave…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri-i-Brendshem-Saimir-TahiriDuke uruar gëzuar Vitin e Ri 2017 Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të situatës së rendit gjatë natës së ndërrimit të viteve, ku thotë se fatmirësisht nuk pati asnjë incident. Forcat e policisë ishin në gatishmëri për të garantuar sigurinë në pikat kyçe, si lokale, rrugët nacionale dhe rurale në të gjithë vendin.

Shërbimi i përforcuar i uniformave blu do të vazhdojë deri më 4 janar. Nga fishekzjarrët vetëm 9 persona u dëmtuan lehtë, ndërsa nga aksidentet rrugore nuk u shënua asnjë viktimë. Policia thotë se gjatë natës, në pritje të 2017-ës, është vjedhur një lokal si dhe është tentuar të grabitet një banesë. Policia përmend edhe rastin në bathore ku persona të paidentifikuar vunë tritol në lokalin e një personi duke pësuar vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi  i plotë zyrtar i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit ju uron: “Gëzuar Vitin e Ri 2017”.

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, e deri në orët e para të mëngjesit, pothuajse e gjithë Policia e Shtetit, ka qenë në shërbim, prezente në  sheshet ku qytetarët festuan, në afërsi të lokaleve, në rrugët nacionale dhe rurale, kudo në të gjithë Shqipërinë.

Falë masave të marra nga Policia e Shtetit, qytetarisë së treguar  gjatë festimeve, si dhe  mirëkuptimit të treguar nga  qytetarët për të respektuar këshillat e Policisë së Shtetit, gjatë natës e deri në mëngjesin e sotëm, në të gjithë Shqipërinë nuk ka asnjë humbje jete njerëzore  si pasojë e aksidenteve rrugore apo e ngjarjeve kriminale.

Nga përdorimi i fishekëzjarreve në të gjithë vendin  janë dëmtuar lehtë pa asnjë problem për jetën 9 shtetas, të cilët pas mjekimit janë larguar në banesat e tyre.

Në të gjithë vendin, konfliktet si pasojë e përdorimit të alkoolit pothuaj kanë qenë të papërfillshme.

Gjatë natës  në të gjithë vendin është evidentuar 1 rast vjedhje lokali dhe 1 rast tentativë vjedhje banese.

Ështe evidentuar vetëm një ngjarje, ku persona te pa identifikaur në lagjen Bathore, në një lokal kanë hedhur nje sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi  nuk ka pasur  persona të dëmtuar, por  vetëm dëme të vogla materiale.

Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme  iu kanë dhënë ndihmë qytetarëve për probleme të ndryshme në 24 raste në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit do vijojë shërbimin e përforcuar deri më datën 04.01.2017.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Nata e Ndërrimit të viteve, bilanci i Policisë së Shtetit përmes shifrave…”

  1. miri says:

    BRAVO POLICISE TE SHTETIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *