Ndërrimi i viteve, sipas Drita Çomos (një letër dhe përshkrimi i dhimbshëm i vitit 1977)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

drita comoNga Drita Çomo

E shtunë, 31 Dhjetor 1977

Nata e Vitit të Ri. Ora 2:20. Radioja transmeton muzikë.

Kudo është qetësi dhe trishtimi i kitarës përhapet qetësisht në dhomë. Mami u shtri dhe gati e ka zënë gjumi.

Ndërsa mua nuk më flihet.

Sa njerëz në botë janë zgjuar në këto çaste. Kushedi.

Njerëzit festojnë me kaq zhurmë largimin e një viti. Gëzohen.

Iku edhe një vit.

Po ç’ka këtu për tu gëzuar.

Apo njerëzit shpresojnë se Viti i Ri do të jetë më i mirë me ta.

Shpresojnë…

Kurse unë ndiej një si frikë kur mendoj; kanë ikur kaq shumë vjet, është viti i njëzetë që jetoj dhe nuk kam bërë asgjë, të duket si ëndërr.

Po ç’mund të bësh?

Po njerëzit e tjerë ç’bëjnë?

Përse jetojnë? Rriten, martohen, bëjnë fëmijë, përpiqen, luftojnë, plaken.

Po përse të gjitha këto?

Sivjet më duket se nuk shkruajta asnjë kartolinë.

Nuk di ç’të shkruash.

E ç’duhen ca urime banale, standarte, me ca rreshta sentimentale, pa asnjë lidhje me jetën.

Megjithatë, njerëzit e duan kaq shumë festën.

Edhe unë e dua.

Jeta ka nevojë për festa, për gëzim. Edhe ne e festuam VItin e Ri.

Çdo gjë duket e qetë në sipërfaqe, bile mundohesh ta bindësh edhe veten se po gëzohesh; ç’hipokrizi!

Kurse në shpirt ke kaq shumë trishtim.

Babai dhe daja sigurisht tani flenë.

Na kanë kujtuar në mbrëmje, e kanë festuar edhe ata në njëfarë mënyre dhe tani flenë.

Ndërsa Agroni as që dihet se ku është.

Edhe ti mbase më ke kujtuar. Po në mënyrën tënde. Në botë bashkëjetojnë gjëra kaq të kundërta. Kjo është e pamundur.

“Sa të marrësh frymë shpreso.” Lamartin

Se ç’mund të kemi tjetër veç Shpresës? Dhe si mund të jetonim pa të?

Kush është Drita Çomo

Drita Çomo lindi më 19 mars 1958.

Më 1960, nëna, Liri Belishova, një nga udhëheqëset e rinisë gjatë Luftës Antifashiste dhe për disa vjet anëtare e Byrosë Politike dhe babai, Maqo Çomo, udhëheqës partizan e më vonë ministër i Bujqësisë, u dënua si “revisionist”, “armiq të partisë e të popullit” dhe për 30 vjet u persekutua egërsisht në burgje e internime nga diktatura komuniste. Kur u dënuan prindërit, Drita ishte 2 vjeç. Jetoi në ankthin e diktaturës dhe të kancerit. Vdiq më 19 shkurt 1981.

Ditarin dhe vjershat, Drita i shkroi për vete, pa menduar se një ditë do të botoheshin, pra, pa kujdesin e autorit që i përgatit shkrimet e tij për publikim.

Rajmonda Bulku e kujton kështu Drita Çomon pas inaugurimti të bustit te saj ne qytetin e Cerrikut, duke theksuar se tashmë po mendohet edhe një film me skenar të bazuar në ditarin e saj :“Ajo ishte vërtet një dritë jo vetëm si një nxënëse e shkëlqyer në mësime që mësuesit nuk ia vinin asnjëherë notën 10, por ajo ishte dritë edhe për ne shoqet e shokët e klasës dhe shkollës së saj, ajo u bë një dritë edhe për qytetin tashme me emrin e kësaj shkolle, po aq sa është një dritë për të ndriçuar tëb ardhmen me mesazhin që jep jeta e saj e mbushur me dritë-hijet e forta të një regjimi që nxinte si nata”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Ndërrimi i viteve, sipas Drita Çomos (një letër dhe përshkrimi i dhimbshëm i vitit 1977)”

  1. Pallatet Agimi says:

    Shume fjale te dhimbeshme per nje femije qe vuajti kafsherisht nga pasojat e nje sistemi qe projektoi nje pushtet te perjetshem e te pa shpirt. Mjere kejo vajze, mjere! I ndritte shpirti!
    Por ne kete te keqe te temerrshme, fatkeqesisht ka vene duart edhe e jema e kesaj te gjore. Dhe e keqja nuk qendron ketu, por pikerisht te ajo qe kejo, e jema, Liri Belishova, jo pak here, ne vend te flas pak me me kujdes, sulmon Enverin, duke ansshkaluar faktin qe ate e “krijuan” po keta, po keta qe luften per liri e barazi e kthyen ne lufte per sundim.
    E dyta. Edhe here tjeter kejo Bulku, kejo nuse ne mes te bllokut (vjerri i saj Josif Pashko, vjerra Eleni Pashko), natyrisht per te cilet nuk ka se pse te mbaje pergjegjesi, mer persiper rolin e avokates kesaj vajze te gjore, me paturpesine e tamam te nje vampireje. Keta lloj tipash jane pikerisht ata qe ja pine “gjakun” shoqerise shqiptare.
    Imagjinoni qe kejo “rruspi” politike, sa here pyetet per Sali kriminelin, loton, ekzaltohet dhe e ben hero. Tamam ate qe ka lene me mijra femije jo vetem pa buke por edhe pa prinder, njesoj si Drita e mjere e Lirise, te cilet i ka vrare direkt dhe indirekt, si pasoje e misjonit te tij politik antishqiptar. Shume me keq se Enveri, sepse ky te pakten ishte i qarte ne ligjet e veta. E gjora vajze Drita ishte nje viktim indirekte e veprimeve te ndergjegjeshme te se jemes.
    Pu, pu, pu… ku je kandisur moj Liri Belishova, qe te pranosh cenimin e kujtimit te vajzes engjell tende, me kete tip Bulkun, qe nuk eshte ne gjendje te ruaj qofte edhe nje milimeter te integritetit e dinjitetit te femijeve te vet.

  2. ali vlora says:

    Drites i ndrifte shpirti atje ku eshte . Ndersa per ty parafoles respektin me te madh. Raimonda eshte e pa fytyre . Ti leme te tjerat.

  3. ali vlora says:

    Drites i ndrifte shpirti atje ku eshte . Ndersa per ty parafoles respektin me te madh. Raimonda eshte e pa fytyre . Ti leme te tjerat.

  4. arben says:

    Vrame dhe shperfillem njerezit me te mire. Ne fakt vrame vetveten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *