Reforma në drejtësi, rrugëtimi i arritjes më madhore të vitit 2016

1 Janar 2017, 15:57Politika TEMA

Miratimi me vota unanime në Kuvend i reformës në drejtësi më 22 korrik konsiderohet arritja më e madhe për politikën gjatë vitit 2016, por po ashtu ajo është një fitore për popullin shqiptar. E cilësuar si më e rëndësishmja reformë për Shqipërinë pas përmbysjes së regjimit komunist, ajo përbën dhe kushtin kyç për ecurinë e vendit në procesin e integrimit, duke i hapur hapur rrugën ndryshimit thelbësor të sistemit të drejtësisë në vend.

Ky proces, që ishte sfida kryesore e programit qeverisës të maxhorancës së majtë me ardhjen në pushtet në 2013-n, synon pastrimin e drejtësisë nga korrupsioni, shkëputjen nga influencat politike, kthimin e pavarësisë sistemit gjyqësor, si dhe rritjen e besimi të publikut tek drejtësia. Situata e rënduar ishte vënë në dukje dhe nga ndërkombëtarët, të cilët, haptazi kishin shprehur nevojën e një reformë të thellë dhe pa kompromis.

Rruga e reformës

Puna për reformën në drejtësi nisi dy vjet më parë me ngritjen nga Kuvendi të komisionit të posaçëm parlamentar në nëntor 2014. Ajo angazhoi maksimalisht kontribute njerëzore, institucionale dhe financiare, për realizimin e një procesi që garantonte gjithëpërfshirje, transparencë dhe profesionalizëm.

Mjaft të angazhuar deri në fund të këtij procesi u shfaqën sidomos drejtuesit e misioneve diplomatike të SHBA-së dhe BE-së, ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilët e ndoqën nga afër reformën nga fillimi deri në miratimin e saj, duke dëshmuar rëndësinë e posacme që SHBA dhe BE i jepnin reformimit të sistemit të korruptuar gjyqësor në vend.

Fillimisht, opozita e djathtë e bojkotoi punen e komisionit, por ishte pikërisht angazhimi i diplomatëve amerikasne dhe evropiane që bindi PD-në të dërgonte anëtarët e saj në komision më 16 korrik 2015, pas një marrëveshjeje të arritur me mazhorancën.

Me 8 qershor 2015, grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, i mbështetur nga ekspertet ndërkombëtarë të misioneve të BE-së dhe SHBA-së, prezantuan Analizën e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, një dokument voluminoz prej 450 faqesh, që pasqyron në mënyrë shteruese problematikën që prek çdo aspekt të tij duke përfshirë arkitekturën kushtetuese të sistemit, organizimin dhe qeverisjen e gjyqësorit, statusin e zyrtarëve të drejtësisë, si dhe zbatimin e politikave për parandalimin e korrupsionit në këtë fushë.

Analiza e detajuar e gjyqësorit shërbeu si baza për formulimin e propozimeve kushtetuese. Drafti me 58 nene, i hartuar nga ekspertët e lartë vendas dhe ndërkombëtarë, parashikonte ndërhyrje në Kushtetutë, në nenet që lidhen me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, si dhe disa ndryshime që kanë të bëjnë me ridimensionimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës, sidomos atyre që lidhen me sistemin e drejtësisë.

Drafti u miratua në shtator 2015 nga komisoni i posacëm, ndërsa një muaj më pas ai iu dërgua për vlerësim Komisionit të Venecias, organit që jep opinione dhe nuk ka të drejtë vendimmarrje.

Por dhe opozita nga e saj i përcolli këtij organi një version të saj të ndryshimeve kushtetuese, duke pretenduar se paketa e ekspertëve të lartë ishte e njëanshme dhe se cënonte standardet ndërkombëtare, ndersa për hartimin e saj nuk ishte marrë mendimi i ekspertëve të Partisë Demokratike.

Reforma kushtetuese mori një vlerësim paraprak nga Venecia në dhjetor 2015, rekomandimet e të cilit u pranuan dhe nga opozita, që garantoi mbështetjen e saj për rekomandimet e këtij organi.

Drafti i rishikuar me ndryshimet kushtetuese i ekspertevë të lartë reflektonte propozimet e rekomanduara nga opinioni i Komisionit. Me nisjen e 2016-s ekspertët u angazhuan për të rishikuar ndryshimet, sipas rekomandimeve, por opozita u shpreh kundër, pasi sipas saj teksti ishte i njëanshëm. Ne kete kuader ajo u shpreh për zgjidhje politike te çështjeve per te palet nuk kishin konsensus.

Por, maxhoranca nga ana e saj mbështeti vijimin e punës nga grupi i ekspertëve, të cilët më 11 Janar 2016 u deklaruan se kishin gati draftin e rishikuar te amendamenteve kushtetuese. Por, opozita sërish insistoi për rrezikun e ‘kapjes së sistemit nga qeveria’. Më 15 Janar komisioni i posaçëm miratoi dërgimin në Venecia të tre drafteve, përvec atij te rishikuar nga ekspertet dhe dy drafte të tjera, ate te PD-së, por dhe një version të LSI-së.
Më 22 janar raporterët e Komisionit te Venecias, gjatë një vizite në Tiranë dhe pas kontakteve me zyrtare te politikës, duke u ndalur tek detajet e padakortesuara te draftit, u shprehen se votimi me nje shumice me 3/5 i zyrtarëve te organeve te larta te drejtesise, ndonëse eshte nje opsion i pranuar, në fund mbetet të jetë një vendim politik. Ata nënvizuan nevojën urgjente për reformën në drejtësi në Shqipëri, pasi sipas tyre qytetarët e kanë humbur besimin tek gjyqësori, dhe kjo eshte pasojë e korrupsionit.

Ndërkaq, faktori nderkombëtar vijon të shtojë trysninë per permbushjen e reformes, si përmes deklaratave te diplomateve ne Tirane, ashtu dhe me vizitat në Shqipëri të zyrtarëve të larte nderkombetare. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës në Tiranë më 14 shkurt 2016 inkurajoi vijimësinë e procesit të reformës, e cila do të përmirësojë punën e gjyqësorit dhe do të japë goditje korrupsionit.

Megjithë anagzhimin intensiv të diplomacise në Tiranë, për arritjen e konsenunsit përfundimtar mes paleve me 18 maj, PD paraqiti një draft paralel, i cili pas dy ditësh u rrëzua nga komisioni i posacëm. Ne perpjekje për gjetjen e konsensusit, kryeministri Edi Rama u takua më 6 qershor me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, me te cilin diskutoi kryesisht rreth formulës se “vendeve të rezervuara”. Ky opsion i PD-së lidhej me emërimet nga parlamenti në organet e drejtësisë, të cilat sipas saj, duhet te kryheshin sipas përfaqësimit të palëve në sallë. Por, kryeministri Rama deklaroi se do të pranonte propozimin fillestar të opozitës, atë të formulës së 2/3-ve. Megjithëse, dhe ekspertët ndërkombëtarë ofruan nje formulë kompromisi ne kete takim, serish ai u mbyll pa rezultate.

Në intensifikimin e perpjekjeve për gjetjen e kompromisit mes palëve, me 10 qershor kryetari i Kuvendit, Ilir Meta takoi kreun e PD-se, Basha, por dhe ky takim rezultoi i pasukesshem. Nderkohe, 14 qershor, komisioni i posaçëm miratoi pa opozitën projektin e ndryshimeve kushtetuese, i cili u përshëndet nga ambasada amerikane.

Më 30 qershor, Kuvendi vendosi shqyrtimin e reformes kushtetuese në seancën e 21 korrikut, ndërsa mosmarreveshjet mes palëve vazhdojnë, pa prodhuar konsensus. Vizita në Tiranë me 10 korrik e ndihmës sekretares amerikane te Shtetit, Victoria Nuland, solli një “një propozim hibrid, me elementë nga idetë e qeverisë dhe elementë nga idetë e opozitës, gje qe është plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”.

Maxhoranca nga ana e saj pranoi propozimin, por opozita pak ditë me pas kundërshtoi kompetencat që i njihen misionit ndërkombëtar, që do të angazhohej në procesin e vleresimit te gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dhe ndërsa bllokimi nga Partia Demokratike vazhdonte dhe ditet kalonin, kater dite para votimit ne parlament te draftit kushtetues, të dielën më 17 korrik, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mjaft këmbëngulës për miratimin me konsensus të reformës, propozoi se rruga më e mirë do të jetë ishte krijimi i një qeverie ekspertësh, e cila pas miratimit të reformës do ta çonte vendin në zgjedhje.

I inicuar nga kryeparlamentari, më 18 korrik zhvillohet një takim trepalesh me kryeministrin Rama dhe kreun e PD-se, Basha. Pas takimit palët ranë dakord të caktonin negociatoret per rifillimin e dialogut. Por, ndersa diplomatet e huaj ne Tirane, nuk u bene pjese e kesaj negociate, ambasada bëri një paralajmërim të fortë se do të kete pasoja specifike negative nga SHBA-të për ata udhëheqës politike që do të votojnë kundër reformës.

Një ditë para votimit me 21 korrik, palët të entuziazmuara folen per arritjen e një marrëveshjeje, me ndërmjetësimin e Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn. Por, serish situata u bllokua në mbrëmjen e po asaj dite, pas opozita u shpreh qe ceshtjet e dakortesuara duhet te integroheshin në paketen e ndryshimeve kushtetuese.
Pas mesnates, ne oren e pare te dates 22 korrik, Kuvendi arriti te kurorezoje reformen ne drejtesi qe mori voten e 140 deputeteve te parlamentit shqiptar.

Ky moment u percoll me emocione te vecanta nga ambasadorët Lu dhe Vlahutin, të angazhuar maksimalisht në një proces qe ndoqi nje rruge mjaft të vështirë, deri në miratimin e plote te tij. /ATSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje