Sulmi në klubin e natës, futbollisti rrëfen momentet e tmerrit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

21-vjeçari Sefa Boydas, i cili luan për Beylerbeyispor në kategorinë e tretë turke tha “BBC Turkish” se sulmi terrorist në klubin e natës Reina ndodhi në orën më të populluar të klubit.

“Njerëzit vraponin sa majtas djathtas. Përveç atyre që u qëlluan, përtokë ranë edhe shumë persona që u ra të fikët. Edhe të dashurës time i ra të fikët. E mora në krahë dhe vrapova,” tha Boydas.

“Brenda lokalit ishte shumë kallaballëk,” tha ai duke shtuar se jo më larg se dje kishte folur me të dashurën rreth mundësisë së një sulmi terrorist në Stamboll por kishin menduar se një klub nate i famshëm si Reina do të ishte i sigurt.

Më tej, futbollisti shpjegoi se “nuk arritëm të dalim menjëherë nga klubi. Policët erdhën menjëherë në vendngjarje dhe na morën të gjithëve e na kontrolluan. Ata që ishin në gjendje të flisnin shpjeguan rrethanat për policinë.”

Dëshmitarja në vendngjarje, Sinem Uyanik, tha se i gjithë klubi “ vinte era barut”. Ajo tha se sulmuesit ishin dy ose tre persona.

Një tjetër dëshmitar okular, identiteti i të cilit nuk jepet, thotë se sulmuesit ishin dy persona. “Por ne vetëm njërin kemi parë,” thotë personi i cili punon si kamerier në Reina.

Pyetjes nëse pati shpërthime, ai i përgjigjet: “Nuk pati shpërthimi, vetëm gjuajtën me breshëri. Brenda klubit kishte shumë të plagosur. Në klub kishte rreth 500-600 persona në momentin e sulmit. Nuk di të them me saktësi.”

Si do të jetojmë në këtë shtet? Sulme me bomba, sulme me armë…” citohet të thotë një tjetër dëshmitar në vendngjarje.

Një terrorist i veshur si babagjysh i Vitit të Ri sulmoi me armë automatike një prej klubeve më të famshme të natës në Stamboll duke vrarë 39 persona, 16 prej të cilëve të huaj.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, tha të dielën në mëngjes se në sulm janë plagosur 65 të tjerë, katër prej të cilëve rëndë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Sulmi në klubin e natës, futbollisti rrëfen momentet e tmerrit”

  1. loni says:

    vini ligjet e enverit dhe cdo gje do te qetesohet,dmth,personi qe vret si ky legeni sote,merri familjen fmit bab nen fis dhe pushkatoja,kam skan faj duhet te pushkatohen,se edhe nje nga njerezit e familjes e ka ditur sulmin,heres tjeter do jen njerezit e familjes se terroristit qe do ta kallzojne njeriun e tyre perpara se te beje hatane ne njerez te pafajshem,do ta denancojne per te shpetuar bythen e tyre me mbrapa jo se po i vjen keq per te pafajshmit,kurse ligjin tjeter vini ligjin e presidentit e filipines,se kush shet apo blen apo kapet rastesisht me arme te pushkatohet ne vend pa asnje medyshje,keshtu edhe kjo puna e terrorizmit merr fund,sa per te drejtat e njeriut jane pordhe me rigon,edhe ata qe vdesin nga keta plera terrorista kan te drejte te jetojne,prandaj duhet menjehere te vendosen keto dy ligje qe permenda me lart,mbasi te ket kryer terroristi sulmin vriti familjen,nuk ka pse ti tolerosh,familje perseri terrorist do pjedhi,cfar lind nga macja minj do gjuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *