FOTOT/ "Duzina e ndyrë!" Kush janë më të frikshmit e 2017

2 Janar 2017, 13:54Politika TEMA
FOTOT/ "Duzina e ndyrë!" Kush janë më të frikshmit

Revista prestigjoze Politico që prej dy vjetësh është shtrirë edhe në Europë përveç SHBA-së, ka publikuar një klasifikim në rugrikën “Dyzina e Ndyrë” prej 12 njerëzove që janë kthyer në mankthin e shumë njerëzve, por që kanë shumë pushtet e influencë të madhe.

1.Botuesit e tabloidëve britanikë

Sipas Politico, tabloidët britanikë, në krizë shitje prej kohësh janë kthyer në një factor frenues dhe gjatë krizës së refugjatëve dhe Breksit e treguan veten një “forcë destructive”.

2.Bosat e Ligës Kineze të Futbollit

Trajneri i Chelsea-t Antonio Conte deklaroi pas kthimit nga Kina se tregu i futbollit në këtë vend është drejt rënies. Ai është kthyer një mankth si për presidentin e Kinës Li Xiping, pasi shpenzohen shuma marramendëse parash për një treg shumë të dobët dhe nivel i ulët futbolli. Por ajo që është më e rëndësishmja pasi dyshohet si një qendër e re speulimesh dhe abuzimesh.

3. Michael Flynn.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Presidentit Trump, shikohet nga Politico si një nga njerëzit që do të ketë shumë influencë gjatë 2017-ës dhe do të kthehet në një nga problemet e botës së sotme. Jo pasi gjenerali Flynn nuk pyet para koncepteve të tij për botën që natyrisht janë shumë ekstreme.

4.Beppe Grillo

Që prej manifestimit të parë në 2017, Grillo është një Roberspier i frikshëm që e ka treguar me vepra që nuk praktikon një demokraci perëndimore.

Pasi është thyer në opozitarin më të fuqishëm në Itali, ai është shumë afër marrjes së pushtetit, duke kërcënuar vazhdimisht një prej demokracive dhe ekonomive më të rëndësishme të BE-së.

5. Jarosław Kaczyński

Kreu i Partisë “Ligj dhe Drejtësi” në pushtet është kthyer në politikanin më antieuropian në BE. Ish-kryeministri polak dhe kreu i partisë së mazhorancës është thyer në një kritikues të tmerrshëm të  Bashkimit Europian që drejtohet nga bashkëpatrioti i tij Donald Tusk.

Polonia, “djali i përkëdhelur” i BE-së është kthyer tashmë në një nga vendet më problematike për euroskepticizmin.

6. Carles Puigdemont

President ii Rajonit ta Katalonjës në Spanjë, pas referendumit për pavarësi është kthyer në një nga politikanët që mund të trazojë jo vetëm politikën por edhe ekuilibrat gjeopolitikë në Europë.

7.Wilbur Ross

Sekretari i sapoemëruar nga Donald Trump për Tregëtinë shikohet si një nga “gjeneralët e luftës moderne” që sapo ëshhtë shpallur me Kinën. Shumë e shikojnë Ross si “Antikrishtin” e eonomisë botërore.

8.Hakerat rusë

Me nërhyrjen në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ata janë kthyer në tmerrin e gjithë botës se vërtetë janë një armë e pathyeshme në duart e Vladimir Putinit, i cili mund të ndërhyjë në të gjithë dokumentet e botës.

9. Nicolas Sarkozy

Edhe pse nuk merr pjesë në zgjedhjet presidenciale franceze, Nicolas Sarkozy shikohet si një rrezik i madh, pasi ka në mendje një “plan diallëzor”. Ai shpreson që pas fitores Francois Fillon të dështojë para syve të opinionit public francez dhe ai më pas të nxjerrë kartën fituese Frexit, natyrisht me një aleancë me Marie Le Pen, e cila nuk mund t’ja dalë e vetme.

10.Martin Selmayr 

Shefi i kabinetit i Presidentit të Komisionit Europoan Jean Clode Juncker, shikohet si njeriu që mban gati gjysmën e pushtetit të shefit të tij.

Aq i fuqishëm është sa arriti të bllokojë nismat e ministrit të tmerrshëm gjerman të financave Wolfgang Schauble dhe ish-kryeministrit Italian Matteo Renzi.

11. Margrethe Vestager

Komisionerja e BE për Konkurencën shikohet si armikja më e madhe e korporatave si Google apo Facebook, pasi nuk lejon pozitat monopol të tregun e vendeve europiane. Me ardhjen e Donald trump, pritet që zonja Vestager të jetë në linjën e parë të luftës SHBA-BE.

12.Geert Wilders

Kryetari i Partisë së Lirisë në Holandë është politikani i parë që solli frymën e racizmit dhe ndarje që po përhapet si flamë në kontinent, shkruan Dailynews.al.

Politikani is ë djathtës ekstreme shikohet si anti-semit, anti-musliman, anti-emigrant, anti-zgjerim në BE e të gjitha, dhe është realisht personi që ka frenuar trendin e pranimit të vendeve të reja që nga viti 2015.

1 komente në “FOTOT/ “Duzina e ndyrë!” Kush janë më të frikshmit e 2017”

  1. Ballisti says:

    Kini harruar Sali Berishen,si njeriu me i rrezikshem,kanibaldi dhe vampirin e uritur per te pire gjak njeriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje