Manchester United e nis me fitore 2017, mposht West Ham

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ibrahimovicMancheter United e ka nisur me këmbën e mbarë vitin 2017-të duke marrë tre pikët e parë në transfertë përballë skuadrës së West Hamit.

“Djajte e Kuq” fituan me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën e javës së 20-të të “Premier League”.

Autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga tekniku Jose Mourinho u shënuan nga Juan Mata në minutën e 63-të, ndërsa goli i dytë u shënua nga bomber suedez Zlatan Ibrahimoviç në minutën e 78-të.

Kjo ishte fitorja e pestë rradhazi për United i cili po hedh pas krahve momente e këqija që kishte në fillim të sezonit.

Me këtë fitore Manchester United ngjitet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit me 39-pikë të grumbulluara./TemA/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *