Nisje viti e rrallë! Asnjë aksident apo arrestim në Shqipëri

2 Janar 2017, 15:25Kronika TEMA

2017 nuk ka shënuar ende arrestimin e parë të një drejtuesi të dehur në timon.

Për 2016-en ndalimi i fundit u bë në Sarandë në orën 20.00 të mbrëmjes. Drejtuesit e mjeteve u treguan të kujdesshëm me alkolin pavarësisht natës festive. Kjo u reflektua edhe në minimizimin e aksidenteve.

Për fat të mirë pas shumë viteve nata e ndërrimit të viteve dhe orët e para të 2017-ës, kaloi në Shqipëri pa shënuar ngjarje tragjike. Policia e qarkullimit rrugor nuk ka të shënuar asnjë të tillë në procesverbalet e saj që ka dashur ndërhyrjen e uniformave blu.

Pavarësisht kësaj masa administrative janë vendosur por në krahasim me vitet e shkuara ato kanë qënë më të vogla.
Por në kryeqytet, masën e alkolit nuk e kaluan as të rinjtë, që shpesh kanë dashur ndërhyrjen e mjekëve në shërbimin e Toksikologjisë në QSUT, shkruan TCH.

Në 1 dhe 2 janar këtij spitali u jane drejtuar dhjetera të sëmure, në shërbimin e infektivit por duke përjashtuar ndonjë rast sporadik, ata kanë patur nevojën e marrjes së ndihmës për sëmundjet virale.

1 komente në “Nisje viti e rrallë! Asnjë aksident apo arrestim në Shqipëri”

  1. "horri i bulevardit" says:

    Cfare thote salehu per kete, po lulja cfsare thote, Krimi eshte kudo, preim qe te na vi ora qe ti shkerdhejme edhe shpellaret, ate paloqe bythen mos m zini, e j kom von synin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje