Premier League/ Liverpuli ndalet nga Sunderlandi, fiton Manchester City

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sergio-AguerroKanë përfunduar ndeshjet e mesditës së sotme në “Premier League” ku ka pasur disa rezultate surprizë.

Liverpuli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë përballë skuadrës së Sunderland, duke bërë një hap të gabuar në luftën për titullin kampion.  Dhe pse kaluan dy herë në avantazh me anë të Sturridge dhe Mane, ekipi i Jurgen Kloop nuk arriti dot që të ruante epërsinë pasi sulmuesi Defoe i hoqi mundësinë miqëve që të merrnin tre pikë në këtë transfertë.

Fitore të rëndësishme në “Etihad Stadium” mori Manchester City përballë ekipit të Burnley. Pavarsisht se e nisën ndeshjen në mënyrë të gabuar pasi në minutën e 32-të Fernandinho u ndëshkua me karton të kuq, vendasit arritën që të sigurojnë tre pikë. Autorët e golave për City ishin Clichy në minutën e 58-të dhe Sergio Aguerro në minutën e 62-të.

Në sfidat e tjera Leicesteri barazoi me Middlesbrough, Evertoni fitoi me Southampton, ndërsa West Brom mposhti Hull City.

Në orën 18:15 luhet sfida e rradhës për ditën e sotme e cila do të jetë mes West Ham dhe Manchester United.

Nesër luhet ndeshjet e tjera të javës së 20-të të cilat do të jenë Bournemouth-Arsenal, Crystal Palace-Swansea, dhe Stoke City-Watford.

Java e 20-të do të mbyllet të mërkurën në sfidëne fundit mes Chelsea dhe Tottenham./ TemA/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *