Rrëfimi i Ronaldos: Djalin ma ngacmojnë duke i thënë; ‘Ka lojtarë më të mirë se babai yt’

Cristiano-Ronaldo-djaliSulmuesi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, në një intervistë të dhënë për televizionin Egjiptian, “ON” ka folur për jetën e tij. Fituesi i “Topit të Artë” foli për gjëndjen e tij ekonomike, për idhujt, dajlin e tij dhe të ardhmen.

“Nuk mendoj se paratë janë gjëja më e rëndësishme. Por për një futbollist ato janë diçka e nevojshme për një jetë të rehatshme pas mbylljes së karrierës.

Nuk kam idhuj. Nuk më pëlqen të imitoj dikë sepse secili duhet të jetë unik në stilin e tij”.

Përsa i përket mardhënies me djalin e tij, Ronaldo shprehet se e këshillon vazhdimisht që të jetë sa më i edukuar.

“Ka shumë njerëz që e ngacmojnë duke i thënë: ‘Ka lojtarë më të mirë se babai yt.’ Por ai është një djalë i zgjuar, si i ati, dhe di t’i përballojë fjalët negative. Gjithnjë e këshilloj duke i thënë: ‘Ji vetvetja dhe sillu me edukatë.’ Për mua ka shumë rëndësi edukata e tij, pasi është diçka që mund ta kontrolloj.”

Në fund, ylli portugez foli dhe për të ardhmen e tij duke theksuar se është i lumtur që ka dy kontrata me ekipin dhe sponsorin e tij.

“Kam dhe disa vite karrierë përpara dhe jam i lumtur për dy kontratat e shkëlqyera që kam me Real Madridin dhe Nike. Qëllimi im është që të vazhdoj të qëndroj në nivele të larta.” perfundoi Ronaldo

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rrëfimi i Ronaldos: Djalin ma ngacmojnë duke i thënë; ‘Ka lojtarë më të mirë se babai yt’”

  1. trojani says:

    Kjo eshte e verteta, nuk quhet ngacmim.Po ti je i dashuruar me vetveten dhe nuk ke faj qe mendon ashtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *