Aksident tragjik në Shkodër, ndërron jetë një i ri

3 Janar 2017, 17:51Kronika TEMA

Ndërron jetë një 19 vjeçar në aksidentin rrugor që ndodhi ditën e sotme në Shkodër.

Sipas policisë, viktima Viktor Hili, pavarësisht dërgimit të tij në urgjencë, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 14:55, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në vendin e quajtur “Pusi i Fatimes” të fshatit Berdicë.

Sipas policisë, automjeti tip “BMW”, me targë AA 681 PG, me drejtues shtetasin Gj.H. 23 vjeç, banues në Shkodër, humbi kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore. Për pasojë mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët Viktor Hili, 19 vjeç dhe shtetësja K.H. 23 vjeçe, të dy banues në Shkodër.

Megjithatë, përpos dërgimit të tij me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, 19 vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, shkruan Express.

Drejtuesi i mjetit pas ndihmës mjekësore do shoqërohet në ambjentet e komisariat të policisë Shkodër dhe do të proçedohet me arrest. Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje