“Hordhitë e Saliut kanë dalë e po thonë do të ketë kryengritje. E kanë kot, ndëshkimi është afër…”

3 Janar 2017, 13:00Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Pse kanë ikur dhe ikin të lebetitur shqiptarët nga Shqipëria?

Nga një vend ku hajduti i rrugës, pushtetari i lartë dhe gjyqtari janë të bashkuar kundër popullit të tyre, duhet ikur…

Kjo është arsyeja që kanë ikur shqiptarët, se kjo është dhe arsyeja që janë duke jetuar në këtë varfëri ekstreme. Por a do të çahet përfundimisht përbetimi i treshes kriminale shqiptare?

Ja, këtë po presim ne shqiptarët, pasi në një vit rresht pamë sesi një grup banditësh dhe sunduesish i shpallën luftë Amerikës në ethet për të mbijetuar si sundimtarë kriminalë. Kurse tani, me urdhër të kaponandës Sali, duan vonesë dhe presin që, sipas politikës Trump, Ballkani të bjerë nën influencën Ruse. Naivitet tipik prej hajduti…

Të gjithë hajdutët e shqiptarëve, historikisht, kanë kthyer kokën nga Moska. Njëlloj si ata që bashkë me Esat Toptanin, shitën interesin kombëtar në vitet 1912-1917… njëlloj si Ahmet Zogu që erdhi në pushtet me falangat ruse dhe serbe në fund të vitit 1924, njëlloj si bandat antiprrëndimore të Enver Hoxhës në vitet 1946-1948…

Kjo ka qënë dhe kjo mbetet loja makabër e shitësve të mëdhenj të interesave të shqiptarëve, me qëllim që të jetohet në luks mbi varfërinë dhe tragjedinë shqiptare.

Por tani e kanë kot. Gjithçka ka marrë fund. Aleanca shqiptaro-amerikane është thelbi i politikës amerikane në Ballkan, të gjitha hamendjet e krimit antishqiptar janë pjesa e komedisë që po luajnë në dëshpërim bandat e Sali Berishës para ndëshkimit të tyre.

Reformën në drejtësi nuk e bllokon dot asnjë forcë kriminale në Shqipëri. Që të gjithë janë të humbur, sepse që të gjithë do jenë objekt i kontrollit dhe i ndëshkimit. Kurse hordhitë e Saliut kanë dalë e po thonë do të ketë kryengritje. Domethënë që shqiptarët do ngrihen për të siguruar gjënë e vjedhur të Saliut dhe Ilir Metës. Hajde mendjengushtësi, hajde!

Kot shpresoni në petullat që “do të bien nga qielli”, o të mjerë! Hetimet vazhdonë me ritëm të lartë. Shumë shpejt do të fillojë denoncimi i vjedhësve, mekanizmat që kanë përdorur Meta dhe Berisha në vjedhjen e paskrupullt të shqiptarëve; mijëra hektarë të grabitur nga banda Berisha; milionat dhe investimet kriminale të Ilir Metës me ane të krimit shqiptar të tipit Balili; paratë e fshehura nëpër bankat off shore; qindra milionë Dollarë të nxjerrë nga kontrabanda e naftës nga klani Bode në fillim e klani Berisha më vonë, në tetë vjet rresht.

E pse të zgjatemi! Rezultatet e hetimit shumë shpejt do fillojnë të zbardhen përpara shqiptarëve; kurse hajdutët e bandës treshe: vjedhës ordinerë-pushtetarë të lartë-gjyqtarë, le të presin te Moska, sepse shqiptarët e ndershëm do të bëjnë shtetin modern shqiptar dhe drejtësinë shqiptare të tipit perëndimor.

Ky do të jetë viti i vendosjes së moralitetit në Shqipëri: kjo është tani një gjë e sigurt.

8 komente në ““Hordhitë e Saliut kanë dalë e po thonë do të ketë kryengritje. E kanë kot, ndëshkimi është afër…””

  1. E vertete says:

    C’ka ka ky psikopat,athua a punon ky matuf,athua kend mashtron ky monstra?Nuk mund ky i semure psiqikisht te kercnoi themeliuesin e demokracise ne Shqiperi,kjo eshte e kot ore fytyre bishe.

    1. sa lehu says:

      Ju llumi i saliut keshtu mbronit edhe enverin,por ai iku dhe keshtu do qani edhe kryehajdutin komunist e kriminel sali

    2. ec aty says:

      Kush eshte “themeluesi i demokracise”!? Sali HALABAKU!? Ik se tallesh ? ? ?
      VDEKJE PER SALIHALEN ?

  2. Falangrat fundit te Sali kriminelit jane more Spartak.Duan te krijojne panik e pasiguri per popullin e thjeshte se ata e dijne se cka do ti gjejne.Frrok Cupi me spijunet e tjere te serbit perhapin panik.

  3. vk says:

    amerika e beri vete kete gabim………e mbeshteti pa kushte Birishen e viteve 90’………e dine qe kane gabuar……por sot nuk e pranojne dot hapur……….shume gjera do sqarohen pas disa dekadash,….kur politikanet tane te vjeter do ju kete mbire bari

    1. I Riu komunist says:

      Gjerat do sqarohen vetem me nje kusht : kur ne pushtet te vijne KOMUNISTET E VERTETE!
      Pastaj ta shohesh se si del e verteta ne kete vend ?

  4. did dibrani says:

    Ordinere sot e ordinere mot!… pssssssss…

  5. alphade says:

    Po te degjohet plaku i pjerdhur Mere do te kishte filluar
    ” Lufta Trete Boterore” ,sigurisht ne Shqiperi sepse kri-
    mineli e hajni i Vicidolit , si bajraktar primitiv,tribalist,
    nuk duron dot pa KOLLTUK dhe per nje kolltuk pushteti
    Ai eshte gati te sakrifkoje te gjithe shqiptaret ,sic beri ne
    vitin 1997,pervec familjes e dinastise se tij !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje