Kukësi nis merkaton vijnë tre largimet e para

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

dema1Kukësi ka nisur zyrtarisht merkaton e dimërit duke zyrtarizuar largimin e tre futbollistëve.

Bekim Dema, Fjoart Jonuzi dhe Felipe Moreira janë tre mesfushorët që janë larguar nga klubi verilindorë.

Lajmi është konfrimuar nga vetë klubi kuksian përmes një njoftimi për shtyp duke i uruar suksese lojtarëve në karrierën e tyre.

Njoftimi i klubit të Kukësit

Me fillimin e merkatos së janarit kanë nisur edhe lëvizjet e para për skuadrën e Kukësit. Tre mesfushorët Bekim Demam, Felipe Moreira dhe Fjoart Jonuzi i kanë dhënë fund aventurës me klubin verilindor. Shkodrani  dhe kuksiani kanë gjetur akordin me klubin për të prishur marrëveshjen dhe janë ndarë me mirëkuptim të plotë.

Ekipi i Kukësit nuk është bërë pengesë për futbollistët dhe i ka lënë të lirë. Klubi verilindor i falenderon të dy futbollistët për kontributin e dhënë  dhe i uron suksese në karrierën e tyre futbollistike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *