Llullaku: Kthimi në kombëtare më i rëndësishëm se transferimi tek Astana

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

llullakuPër Azdren Llullakun viti që lam pas ka qenë një nga më të mirën në karrierën e tij.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare që tashmë do të luajë me skuadrën e Astanës, në një prononcim të dhënë për mediat italiane i ka bërë një përmbledhje vitit 2016.

Për LLullakun momenti më kulmor në vitin 2016 ka qenë rikthimi në kombëtaren shqiptare, se sa transferimi në Azerbaxhan.

“Të firmosja me Astanën pas 6 viteve në Rumani ishte diçka shumë e rëndësishme për mua. Por kthimi në kombëtare ishte momenti kulminant i vitit 2016 për mua. Shpresoj që edhe në 2017 të grumbullohem sërish dhe të jem në fushë në ndeshjen e marsit ndaj Italisë. Të luaj kundër “axurrëve” është një ëndërr për mua” tha LLullaku.

Azdren LLullaku vendosi që të lërë kampionatin Rumun pas gjashtë viteve karrierë, ku spikati me lojrat dhe golat e tij.

Me transferimin e tij tek ekipi i Astanës, LLullaku do të përfitojë 500-mijë euro në sezon, kontrata më e mirë që ai ka firmosur deri më tani në karrierën e tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *