Premier League/ Arsenali barazon në frymën e fundit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

FB_IMG_1483480182702Janë luajtur mbrëmjen e sotme tre ndeshjet e rradhës të javës së 20-të të “Premier Leagues”, ku ndeshja më spektakolare ishte ajo mes  Bournemouthit dhe Arsenalit.

Një sfidë e cila dhuroi mjaft emocione pasi u shënuan gjashtë gola. Në këtë përballje Arsenali arriti që të shpëtojë nga humbja në minutën e fundit të ndeshjes duke marrë një pikë.

Ndërkohë, vëndasit janë pafat pasi humbën një mundësi të artë të merrnin tre pikë pasi arritën që krijon një avantazh të trefishtë duke shënuar me anë të Daniels, Wilsons, dhe Fraser.

Megjithatë ekipi i Arsen Venger e rimori veten në minutën e 70-të, ku Aleksis Sanchez shënoi golin parë, ndërsa pas 5-minutash Perez shkurton diferencat në 3-2.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit është Oliver Giroud që barazon për “Topçinjtë” që largohen të kënaqur me një pikë, për mënyrën se si shkoi takimi.
Në ndeshjet e tjera Stoke City mposhti 2-0 Watfordin, ndërsa Crystal Palace humbi me rezultatin 1-2 kundër Swanseas.

Ndeshja e fundit e javës së 20-të do të mbyllet ditën e nesërme me supesfidën Tottenham-Chelsea./ TemA /

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *