Shqipëria, ndër vendet që konsumon më pak mish në Europë

3 Janar 2017, 09:29Sociale TEMA

Në Shqipëri, konsumi i mishit për frymë është në nivelin e 44 kg në një vit. Renditemi në vendet europiane që konsumojnë më pak mish, madje më pak se vendet e rajonit, më pak se Mali i Zi (57.7 kg) apo Greqia (74.8 kg), duke kaluar në renditje vetëm Maqedoninë (40.8 kg).

Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve në zhvillim dhe kjo është një nga arsyet kryesore që konsumi i mishit është në nivele të ulëta. Kjo shpjegohet me kostot e larta që ka konsumatori fundor për sigurimin e tij, raporton Monitor.

Në Shqipëri, çmimi për 1 kilogram mish viçi shkon deri në 950 lekë, ndërsa mishi i derrit tregtohet deri në 550 lekë/kilogrami.

Mesatarisht, në botë njerëzit konsumojnë 34 kg në vit për person, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Agrikulturën dhe Ushqimin (OECD-FAO). Në vendet e BE-së, konsumi i mishit për frymë e kalon nivelin e 64 kilogramëve në vit për frymë.

Në pjesë të tjera të globit, konsumi është edhe më i lartë. Australianët janë konsumatorët më të mëdhenj të mishit, duke konsumuar mesatarisht 90kg mish në vit për frymë, duke u ndjekur nga amerikanët me pak diferencë. Në shtetet në zhvillim, konsumi është më i vogël, duke u shpjeguar me kostot e larta të mishit, si dhe me normat kulturore të shumë vendeve.

Një studim i 2014-s tregoi se numri i vegjetarianëve ishte rritur me 12% të popullsisë, dhe se 20% e tyre bënin pjesë në grupmoshën 16 deri në 24 vjeç.

Refuzimi i mishit të kuq

Vitet e fundit është parë një tendencë në rritje e refuzimit të konsumit të mishit të kuq nga njerëzit, duke u mbështetur në hipoteza se është shkaktar i disa sëmundjeve. Në Shqipëri është rritur konsumi i tij ndër vite. Por vihet re dhe një fakt interesant, konsumi i mishit të shpendëve, kryesisht pulave, ka një trend rritjeje më të madh vitet e fundit.

Trendi i rritjes së konsumit të mishit të pulës tregon potencialin që ka ky sektor në vend. Aktualisht, në Shqipëri ka 7 milionë zogj pule, ndërkohë që importojmë nga jashtë 23 milionë zogj pule, tha për “Monitor” drejtori i Veterinarisë.

Të pyetur nga “Monitor”, individë që punojnë në këtë industri kanë thënë se njerëzit tashmë kujdesen më shumë për dietën e tyre ushqimore. Të dhënat e Ministrisë tregojnë për një rritje të sasisë së mishit, ndërsa tregtarët e vegjël ankohen për rënie të shitjeve, kjo më shumë prej ndryshimit të preferencave, si dhe prej krizës ekonomike.

Edhe në Europë, tregu ka të njëjtat tendenca. Ndërkohë që konsumi i mishit të pulës u rrit nga 2013 në 2014 me 3.8%, duke afirmuar tendencat e këtij lloji mishi në vitet e fundit, mishi i deleve, dhisë dhe viçit ka pësuar rënie përkatësisht me vlerat 0.7%, 2.7% dhe 2.7%, të dhëna këto sipas raportit të Eurostatit për Agrikulturën.

2 komente në “Shqipëria, ndër vendet që konsumon më pak mish në Europë”

  1. Ilo says:

    Monitori! Komplimente per analizat! Shtoj qe vec fuqise blerese besoj, por eshte hipoteze qe ka nje ndryshim edhe te sjelljes konsumatote dhe orientim te saj drejt jo mishit te kuq apo derr! A shikoni me “mish qingji keci ne hell”? Rrugeve apo marketing te restoranteve. Ne tirane cdo rrugice ka restorant Peshku-orientim nga deti dhe kernacka korce – fuqia blerese me e ulet per segmente konsumatoresh. Gezuar!

  2. artiles says:

    Hahahaha…….Ne hame shume PESHKUN dhe PRASIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje