“Slloba i vogël” kërcënon të gjitha vendet e rajonit

Dacic-RS-IBNA-696x447Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Beta, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçic, ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendeve të rajonit. Ai deklaroi se kjo nuk është hakmarrje, por politikë e reciprocitetit dhe se Serbia nuk do ta lejojë askënd që ta poshtërojë.

“Unë me padurim pres se kur do të paraqitet ndonjë qëndrim i rëndësishëm në organizatat ndërkombëtare për Maqedoninë a për Malin e Zi, dhe do ta shohim se si do të shfaqet Serbi”, ka thënë Daçic.

Njohja e Kosovës dhe mbështetja e saj për anëtarësim në UNESCO, sipas fjalëve të Daçicit, i rëndon marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët, por kjo nuk do të thotë se Serbia do të ndërmarrë diçka bilaterale kundër këtyre vendeve.

“Unë nuk them se ne tani do të ndërmarrim diçka kundër Malit të Zi, apo Maqedonisë, apo Kroacisë, apo kundër kujtdo qoftë, unë vetëm flas për qëndrimin tonë ndaj kërkesave të tyre, kur ata të jenë në rend të ditës, përndryshe kjo nuk ka të bëjë asgjë me marrëdhëniet tona dypalëshe. Bëhet fjalë për integritetin tonë territorial. Paramendojeni tani sikur serbët në Mal të Zi ta deklaronin shkëputjen… Ku është dallimi? Përqindja e shqiptarëve në Serbi është më e vogël (se e serbëve në Mali të Zi)”, ka thënë Daçic, raporton Dialog Plus.

Ai shtoi se Serbia dëshiron që “çështja e Kosovës të zgjidhet përgjithmonë, por vetëm me marrëveshje». Duke folur për marrëdhëniet në rajon, Daçiq ka thënë se ka shumë probleme që janë «të fshehura nën qilim dhe janë duke pritur për shpërthim, gjë që nuk është mirë». «Prandaj, Serbia do të luajë rol konstruktiv. Politika jonë është politikë e paqes, e stabilitetit, e pajtimit dhe forcimit të besimit në rajon dhe kjo është bazë për stabilitetin e gjithë Europës”, ka thënë Daçic.

Në pyetjen se çfarë do të bëjë Serbia për t’i ulur tensionet në marrëdhëniet me Kroacinë, që sipas mendimit të tij janë shumë të këqija, Daçic ka thënë se ai do të takohet patjetër me homologun e tij, Davor Ivo Shtir, por ka shtuar se “Serbia nuk e ka bërë madje asnjë hap të vetëm që ishte i drejtuar kundër kroatëve, përkundrazi», dhe se pret që «gjërat të kthehen në normalitet, që Kroacia të sillet si një anëtare e përgjegjshme e BE-së”.

Ai ka thënë se disa vjet më parë, në rolin e kryeministrit serb ka rënë dakord me ish-kryeministrin e atëhershëm kroat, Zoran Milanovic, për mënyrën si të tejkalohen problemet bilaterale dhe se janë formuar komisione dhe grupe punuese, por se «pala kroate nuk ishte shumë e interesuar për zgjidhjen e gjithë kësaj» dhe se “madje as nuk e ka emëruar përfaqësuesin e vet në këto grupe punuese, ndërsa sot theksojnë se këto janë disa probleme të vështira”.

“Për shembull, për kufirin, Kroacia kurrë nuk e ka caktuar pjesën e vet të komisionit që do të duhej të merrej me këtë çështje. Gjithashtu, të gjitha këto çështje që Kroacia sot i thekson, siç është ligji për krimet e luftës, çështje kjo e juridiksionit universal, Kroacia absolutisht nuk i ka përmendur deri pak vite më parë, edhe pse ai ligj është në fuqi për më shumë se 10 vjet. Mbi të gjitha, nëse kësaj i shtohen edhe problemet ideologjike që ekzistojnë, e kjo do të thotë problemet brenda Kroacisë, që janë ende të ngarkuare me logjikën e politikës anti-serbe, kemi ardhur në situatën që sot të jesh kundër Serbisë është standard në Kroaci”, ka thënë Daçi’.

Ai ka thënë se “rivendosja e ideologjisë ustashe” dhe “rehabilitimi i kriminelëve ustashë” në Kroaci nuk do t’i kontribuojë pajtimit, sidomos “në kohën kur të gjithë të luftojnë kundër rehabilitimit të fashizmit, nazizmit, në këtë rast ideologjisë ustashe”.

Ai ka thënë se Serbia nuk ka probleme në marrëdhëniet me Kroacinë, por Kroacia ka probleme me vetveten, përkatësisht me historinë e saj.

“Sa na përket neve, ne nuk jemi të interesuar për Kroacinë, le të bëjnë ata çfarë të duan, ne na intereson qëndrimi i tyre ndaj serbëve që jetojnë atje, ndaj serbëve që ishin viktima në Luftën e Dytë Botërore, e sot serbë ka më pak se pesë për qind, derisa para 30 vjetësh ishin 15 për qind, cilat janë të drejtat e serbëve, çfarë problemesh të tilla do të zgjidhim», ka thënë Daçiq, dhe ka shtuar se Serbia pret që «gjërat të kthehen në normalitet, që Kroacia të sillet si një anëtare e përgjegjshme e BE-së”.

Në pyetjen nëse incidentet ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi i kanë dëmtuar marrëdhëniet me Podgoricën, Daçiq e ka mohuar këtë, duke thënë dhe se Qeveria serbe nuk ka të bëjë asgjë me këtë.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në ““Slloba i vogël” kërcënon të gjitha vendet e rajonit”

  1. loni says:

    ju plerat ortodokse jeni problemi me i math i globit tokesor,jeni tre shtete te vetme ne bote qe keni sjedhe vetem trazira,grek serb dhe ruse,kot i ka dal nami myslimaneve,jeni ju plerat qe i fryni ata per te mbuluar veten tuaj si killerit e kesaj bote qe jeni,por dita po ju vjen dhe fytyra juaj do dali prej maskes qe e keni fshehur me tek ideja e armikut islamik,nuk e kishte keq hitleri qe tre shtetet qe bombardoi me shume ishte serbia rusia dhe pak greqia,vetem naten e pare te bombardimit lukfajfer ne beograd u vrane 17 mij njerez,sa per rusine me miliona,dicka dinte ai per kete rrace kriminele ortodokse.plera.

    1. Saba says:

      Tamam krejt ckto plehrat sllavo ortodoks po destabilizojn krej rajonin dhe boten ky klyshi milloshevicit flet per paq ky esht nje nder ato kryesoret per gjith ato krime vuajtje te ballkanit gjer kur te jet ky edhe klishat e ti paq ne ballkan sdo ket.

      1. Toni KS says:

        Nuk ka faj Slloba i Vogel qe jep kesi deklaratash sepse ne vend se te ishte ne burg per krime lufte pranohet neper sallonet diplomatike europiane. Njejte eshte edhe buzevagina Vuçiç qe ishte minister informimi i Millosheviqit. Toleranca ndaj ISISit sllavo-ortodoks, genjeshtareve patologjike, klysheve te Rusise, do ti kushtoje shume Europes, sikur qe i kane kushtuar me pare me shkaktimin e Luftes se Pare Boterore dhe rrenimin e primatit si superfuqi boterore.

    2. albaniafirst says:

      Ioni, c’lidhje ka ortodoksia ne kete pune. Mos i ngaterroni fete me politiken se jane dy gjera te ndryshme. Duke bere kete, pa dashur, ju coni uje ne mullirin e Greqise dhe Serbise qe i quajne luften e Kosoves, lufte fetare.

      1. STUDENTI says:

        Komentuesi ketu , qe flet per “Aleancen ortodokse Ruso-Serbo-Greke ” , nuk mendoj se e ka fjalen per te denigruar ortodoksine (ndaj nuk duhet ngutur , per ta gjykuar) , por se alenca e tyre , per te fshehur qellimin e vertete , ka vene ne themel ‘Ortodoksine’ , per te krijuar konfuzion nder popujt e besimtaret e thjeshte ortodokse , si ne rastin qe po flasim .

  2. loni says:

    ju plerat ortodokse jeni problemi me i math i globit tokesor,jeni tre shtete te vetme ne bote qe keni sjedhe vetem trazira,grek serb dhe ruse,kot i ka dal nami myslimaneve,jeni ju plerat qe i fryni ata per te mbuluar veten tuaj si killerit e kesaj bote qe jeni,por dita po ju vjen dhe fytyra juaj do dali prej maskes qe e keni fshehur me tek ideja e armikut islamik,nuk e kishte keq hitleri qe tre shtetet qe bombardoi me shume ishte serbia rusia dhe pak greqia,vetem naten e pare te bombardimit lukfajfer ne beograd u vrane 17 mij njerez,sa per rusine me miliona,dicka dinte ai per kete rrace kriminele ortodokse.plera..

  3. bk says:

    ALBANIAFIRST,

    Nuk bëhet fjalë për fenë, por edukata e tyre në emër të fesë për të bërë të këqia është e keqja e tyre.
    Greqia, amalgama FYROMISTE, SERBIA, RUSIA – janë kopje shpirtërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *