Vettingu në fuqi, hapet gara për Këshillin e Lartë Gjyqësor

3 Janar 2017, 12:12Kronika TEMA

Pas aplikimit të prokurorëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë hapet gara dhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Me anë të formularëve të bërë publik administrata e Gjykatës së Lartë i kërkon të gjithë gjyqtarëve të interesuar të aplikojnë për t’u bërë anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Të përzgjedhurit nga ky proces do të jenë pjesë e strukturave të reja të drejtësisë pas lënies në fuqi të reformës dhe Vettingut nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo gjykatë ende nuk ka zbardhur të argumentuar vendimin e saj në lidhje me lënien në fuqi të reformës dhe Vettingut, por kjo nuk pengon aplikimin e gjyqtarëve për tu bërë anëtar të KLGJ-së, raporton Report TV.

Në këtë garë gjyqtarët duhet të plotësojnë deklaratë për të afërmit e tyre dy breza përfshi dhe atë të bashkëshortëve apo bashkëjetuesve.

1 komente në “Vettingu në fuqi, hapet gara për Këshillin e Lartë Gjyqësor”

  1. Spartaku says:

    Akoma nuk kemi besim te reforma ne drejtesi.Do zbatohet apo jo? Nuk po shohim ndonje gje konkrete,megjithese akoma eshte shpejt.Frika eshte te gjykata e koruptuar kushtetuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje