Viti i “lepurit në bark”, viti i zi 2016!

3 Janar 2017, 20:00Blog TEMA

Nga Anri Bala

S’jam aspak dakort me kritikuesit, fyesit, njerëzit e mbushur me mllef, që shfrynin e të shanin ty nëpër rrjete sociale. Shumë të quajtën të poshtër, kriminel, vrasës, i pafytyrë, plak gënjeshtar… por jo të gjitha janë të vërteta!

Madje Avokati lajmëronte, se tani po të vjen ora e “enxhelit” dhe ishte mërzitur sepse donte të të shihte të kryqëzuar, përpara gjyqtarëve të vërtetë me çekiç druri, mundësisht amerikan, jo si Taulant komisioni.

Unë jam plotësisht me ty, kur u shkruaje shqiptarëve dhe bashkë me ta edhe mua, se ky ishte një viti i zi për demokracinë, ashtu siç e mendon ti atë. Ke plotësisht të drejtë, ashtu është!

Kush pyet se çfarë mendon “hallku”, por vërtetë 2016 ka qënë një vit i zi, por jo për ne, u gabove! Jo se nuk e di, por ti dëshiron të kesh shokë në vuajtjen tënde, ose siç thuhet, bashkëvuajtës?!

Ti i’u drejtove popullit që “lëngon”, pas ikjes tënde në humnerën e moskthimit. Për pak sa nuk ulurita, nga keqardhja për ty, “viktimë” e ardhur nga zgafellat e poshtërsisë: Po si nuk shikon ky “pis milet”, se çfarë hoqe ti, për të mos lëshuar gjykata, prokurori e (pa)drejtësi, duke përdorur një vegël qorre, me emrin gjykatë kushtetuese, e mbushur me hetues dhe prokuror të diktaturës, që kanë burgosur, vrarë me qindra bijë nënash dhe ti i drejtoje si marioneta, sepse i kishe aty dosjet e krimeve të tyre… “poshtë dyshekut”?!

Si nuk qenka vit i zi, kur ty t’u shua ëndërra dhe miti i të pamposhturit dhe ata, amerikanët, e bashkë me ta dhe europianët, ta prishën bandën.

Unë besoj se nuk ka! Ndaj të jap të drejtë, që jo vetëm të shkruash në FB, por ti duhet të ulurasësh dhe vajtojsh për mynxyrën që të ka gjetur.

Po a ka vit më të zi se 2016 për ty, kur një farë askushi me emrin Taulant të bëri të pshurresh, aq sa të ngeli  “llapa” në grykë dhe nuk artikulove dot as një fjalë, përveçse një recitim, që të tregonte të çoroditur dhe të tmerruar?! Po sikur të ishte Taulanti ndonjë hetues i FBI-së, a e di se çfarë do të ndodhte? Do kundërmoje sallën dhe do kishe shpëtuar, sepse do e asgjësoje grupin hetimor nga era e qelbur e zullumeve!

A ka vit më të zi, kur një “fshatar librazhdi” të “futi” lepurin në bark, megjithëse nuk kishte kaluar as një muaj, që ishe trimëruar nga foltorja e kuvendit, të cilën e ke kthyer si shurrtore për njerëz me prostat, fal mikut tënd, që ndani të njëjtat halle dhe ku i’u trimërove shqiptarëve, se ti je Sali Berisha dhe nuk kishte lindur akoma ai burrë që mund të të frikësonte, ndërsa ata të tutë duartrokisnin fundin tënd?!

Të them të vërtetën, nuk e prisja, por ti na gënjeve. Përballja me librazhditsin doli ndryshe. Ti u hutove, u tmerrove dhe vrapove për t’u paraqitur përpara atij “shpifsi” nga frika. Sa keq! Si arritën të të katandisnin ty, përsëri si në 97-ën, kur të rrëzuan nga karrigia e presidentit, të cilën pate premtuar se nuk do e lëshoje i gjallë…!

Ta morën, por ti nuk u dorëzove, qave pak u përmallove dhe në fund pranove: Merreni karrigen, bëni ç’të doni vetëm.. aman pak mëshirë. Ishte miku i të njejtit ideal që të fali, të zgjati dorën dhe të shpëtoi, pavarësisht se ti e kishe rrasur e ngjeshur në qelitë e Tepelenës. Ndaj ke të drejtë, nuk gënjen! Për ty dhe gjithë ata si ti, ky ka qënë një vit i zi. Por miku nuk është më dhe nuk besoj se ke shpresa që të të shpëtoi “armiku” i yt, ndaj ke të drejtë.

Ka më zi, se sa të vazhdosh të jetosh një jetë, duke numuruar ditët me tmerr pafund, në pritje të fundit të tmerrshëm?! 2016 mos ardhtë kurrë për ty!

Për shqiptarët ka qënë një vit i bekuar, që nuk i la që t’i u humbiste shpresa, t’i u ndërpritej ëndërra e viteve, për t’a bërë Shqipërinë si gjithë Europa, por pa ty dhe sojin tënd…!

15 komente në “Viti i “lepurit në bark”, viti i zi 2016!”

  1. Angjelini says:

    Bukur. Nuk mund te shtoj asgje.

    1. Andi says:

      Deri dje ja thithje Rames, sot paske filluar tja thithesh Taulantit. Me dhjere se kaq ska ku te veje per nje anal-ist

  2. Halit gërneta says:

    Te lumtë mendja dhe pena. Me në fund dhe ne jemi optimistë.

  3. Kadri Kadiu Usa says:

    Dita kur kryekrimineli Sali Shpellari të futet prapa hekurave të burgut, do të jetë festa më e madhe e Shqipërisë.

  4. qemal stafa says:

    I qifsha gru,moter,mama,teze,halle e cka ka ne shpi e fis ketij robqimit Bala.I qifsha edhe ajrin e shpise e kur i qi ajrin merre me mend tjerat.Ky sms shkon dhe per Morr Bazen.

    1. Albanistan em i dashtun says:

      Hahhaha, I modh je . Komenti me kuptimplote sidomos per Morrin Baze.

  5. Azio says:

    Po si ka mundesi qe Ti o kerme mban pseudonimin Qemal Stafa?
    Po te ishte gjalle trimi Qemal edhe qyrret e tij dhe gellbaza surratit tend do te ishin pak more bushter.Artikulli brilant.
    Te gjithe presin me padurim shkaterrimin e plote te ndyresires Sali Karaxhicit dhe sojit te tij te qelbur.

  6. vaso says:

    Kush e priti perparimin tek nje njeri,me mire te iki te mbytet.Kush mendon se pergjegjesi eshte vetem njeri,te iki te mbytet.

  7. maximus says:

    fotoja e shekullit do te thosha, shifni ushtaret e saliut si rine , si te zgjebosur, ptuuuuuuu race e qelbur

  8. Qytetar says:

    Bravo!
    Një shkrim brilant që mbush me shpresë çdo njeri që ka gjak shqiptari.
    Mezi po pres ti shof me pranga në duar kriminelat që kanë zhvatur e vrarë duke qeverisur këtë vënd.

  9. Flamur says:

    Qemal Stafa te gjitha qe ke thene tu befshin ty. Shkrim I persosur

  10. Ortopedi says:

    Mjaft i goditur si shkrim, ishallah realizohen ato qe thuhen! Nga e thena ne te bere e ndane nje det i tere.

  11. Na bashkoj kenga popullore says:

    hahaha e fort lepuri ne bark po Saleh shkerdhata ka lindur me lepur ne bark por 2016 ja ka trazuar lepurin aq shum sa qe e ka bere me te vjella gjith vitin ,analiz e shkelqyer.

  12. I drejti says:

    Fund i turpshem per shpellarin e Vicidolit, kriminelin dhe vrasesin e e.popullit te vet. Ne hale te veje ai pleher me fytyre njeriu. As dheu nuk dota trese per krimet qe ka bere ai palaço.

  13. Ollga Toronto says:

    Fotografi perfekte,nuk ka nevoj per fjale,shikojini eunuket e Saliut,surreter (njerez nuk mund te quhen keta) me te peshtirosur nuk gjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje