Zyrtarizohet largimi i Agostinelit, Skëndërbeu emëron Ilir Dajën

3 Janar 2017, 16:00Sport TEMA

Tashmë është zyrtare, Andrea Agostineli është larguar përfundimisht nga klubi i Skëndërbeut.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi kampion i shqipërisë përmes një njoftimi për shtyp, duke konfirmuar largimin e teknikut Italian i cili ka zgjidhur me mirëkuptim kontratën.

Zëvëndësuesi i tij do të jetë Ilir Daja i cili do të prezantohet ditën e nesërme.

Andrea Agostineli u largua nga korçarët pasi nuk arriti që të marrë rezultatet e pritshme në krye të bardhekuqëve.

Ai e la Skëndërbeun në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit pas dy fazave të para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje