A ndodhet “kasapi” Lavdrim Muhaxheri në Kosovë?

Lavdrim MuhaxheriPolicia e Kosovës ka mohuar raportimet e mediave ndërkombëtare se kosovari Lavdrim Muhaxheri, pjesë e organizatës terroriste ISIS, është kthyer në Kosovë së bashku më disa ushtarë  tjerë.

Por, Policia e Kosovës e pyetur nga lajmi.net nëse ky grup së bashku me Lavdrim Muhaxheri kanë hyrë në Kosovë, kanë thënë se në bazë të informacioneve që kanë Muhaxhiri nuk ndodhet brenda territorit të vendit.

“Sa i përket shqetësimit tuaj, ne u konfirmojmë se i permenduri nga ana juaj nuk ndodhet në Kosovë, këtë e themi mbështetur në të dhënat që kanë institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në pergjigjejen e Policisë së Kosovës.

Mediat ndërkombëtare ditë më parë  kanë  raportuar se Muhaxheri  së bashku më 400 luftëtarët e tij  më të besuar kanë braktisur zonat e luftës në Siri.

Gazeta italiane ‘L’Espresso’, duke i cituar shërbimet inteligjente, ka thënë se afër 400 luftëtarë të kalifatit janë kthyer me të në Kosovë.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “A ndodhet “kasapi” Lavdrim Muhaxheri në Kosovë?”

  1. albanistani em i dashtum says:

    undefined sunit, apo jo…e ka fajin janullatus

  2. shqip says:

    Pasi shkoi nizam te shpetonte muslim Brothers, u kthye ne tokat e arberit per tu fshehur . Po se bere bam as me serbin o muhaxhir bosnje. Pse s’ndenje ne alepo? Apo te zbythi asadi me gjith koke pa laret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *