Berisha 2017: Në pritje të Trump-it dhe të Metës

trumpNga Eduard Zaloshnja

Në vitin 1992, Berisha erdhi për herë të parë në pushtet, falë votës së mbi 1.1 milionë shqiptarëve që votuan për ndryshimin e sistemit (jo domosdoshmërisht për të personalisht).

Më 2005-ën, kur erdhi në pushtet për herë të dytë, vetëm 550 mijë zgjedhës votuan për kandidatët e përzgjedhur prej Berishës (50 mijë të tjerë votuan për kandidatët e Leka Zogut). Edhe pse kandidatët “e majtë” morën 770 mijë vota, Berisha e siguroi shumicën në Kuvend, falë përçarjes së votave të “së majtës”, e cila nuk kishte nga një kandidat të vetëm për çdo zone elektorale, por nga 6 të tillë (kandidatët e Metës ishin ata që krijuan çarjen më të madhe).

Më 2009-ën, në kulmin e pushtetit të dytë të Berishës, vetëm 710 mijë zgjedhës votuan për koalicionin e udhëhequr prej tij, prandaj, për të siguruar qëndrimin në pushtet edhe katër vjet të tjerë, ai u detyrua të bënte koalicion me Metën.

Më 2013-ën, me largimin e Metës nga koalicioni “i djathtë”, vetëm 680 mijë zgjedhës votuan për vazhdimin e pushtetit të dytë të Berishës, ndërsa mbi 1 milion zgjedhës të tjerë votuan që ai të dilte në pension. Por Berisha nuk është nga ata politikanë që del lehtë në pension…

Në vjeshtën e 2014-ës, pasi PD-ja kishte sulmuar publikisht në mënyrë barbare Metën, ky i fundit, gjatë një metingu në Çorovodë, i çoi një mesazh publik Berishës, duke i thënë se “është malësor Skrapari, dhe Doktori e di që po-ja është ‘po’, kur del nga goja e një malësori”. Që prej asaj dite, sulmet e PD-së ndaj Metës pushuan. Gjë që lë të kuptohet se strategjia e Berishës për ardhjen e tretë në pushtet mbështetet te një shkëputje e Metës nga Rama. Numrat e mësipërm janë kokëfortë…

Në vjeshtën e 2016-ës, pas fyerjes publike që Rama i bëri Donald Trump-it në rrjetin televiziv CNN, dhe pas fitores së papritur të këtij të fundit në garën presidenciale amerikane, duket se u rrit shpresa e Berishës për ardhjen e tij të tretë në pushtet (pavarsisht se kë do të caktojë si kandidat për të luajtur rolin e kryeministrit kukull). Duke gjykuar nga ato që shkruajnë përditë ai dhe njerëzit rreth tij, duket që shpresa e tyre është se administrata e ardhshme Trump do ta silurojë Ramën dhe, për rrjedhojë, Meta do të kalojë në koalicion me PD-në. Kjo gjë do të krijonte në qershor 2017 një shumicë parlamentare të ngjashme me të 2009-ës…

Por në këtë skenar ka diçka që duket se nuk është marrë parasysh nga Berisha & co. Në qoftë se edhe Meta mendon vërtet se administrata Trump do ta silurojë Ramën (siç mendojnë Berisha & co.), ai nuk ka pse të kalojë “djathtas”. Meta mund të vazhdojë të rrijë tek “e majta”, me shpresë se një ditë mund të dalë vetë në krye të saj – në të, përveç Ramës, ende nuk ka një pretendent të fortë për kryeministër.

Dhe kur vjen puna për postin e kryeministrit, premtimet e “malësorëve” janë po aq të mbajtshme sa ato të “fushorëve”…

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Berisha 2017: Në pritje të Trump-it dhe të Metës”

  1. Skypion says:

    Nuk eshte per Berishen ky shkrim i shamanit te shifrave te qeverise.
    Eshte per Ilir Meten.
    Edi Rama eshte i lexueshem ne taktiken qe perdor ndaj Ilir Metes.Edhe i shtrin doren e bashkepunimit,edhe mundohet t’i ngule thiken.Edhe i lepin bythen,edhe i ndersen bashibozuket e tij per ta goditur.Kjo menyre e cuditshme te sjelluri,kushtezohet edhe na pozita,forca dhe dobesia e Ilir Metes.
    Per gallate,te dy jane edhe te forte edhe te dobet ndaj njeri-tjetrit.Rama nuk ben pa Meten dhe Meta nuk ben pa Ramen.Te pakten ne keto rrethana.Te dy mundohen ta permbysin kete raport “as chi as lesho” ne favor te vetes.Por,po e kane shume te veshtire.Sidomos Rama.
    Sidomos Rama,i cili eshte i denuar edhe t’i lepije biithen Metes,edhe t’i hakerrehet me ato batutat bajate dhe bashibozukeve te tij.
    Pra ky shkarrashkrimi i shamanit te statistikave,ashtu si edhe shume te tjera,eshte ne funksion te “delegjitimimit” te Metes ne syte e elektoratit te majte,si nje bashkepunetor i Berishes.Ky eshte diversioni i zakonshem i Zaloshnjes.E ben shpesh.
    Sa i perket shpreses qe Berisha na paskesh tek Trump,nuk e di sesa e vertete eshte.
    Them keshtu,sepse,une per veten time,pikerisht ketu e kam shpresen me te madhe.E kam thene dhe e them hapur.Sepse eshte e logjikshme.
    Se pari,Rama ka qene i perkedheluri i Sorros,te cilin Trump eshte betuar se do ta shkaterroje.
    Gjithe e ashtuquajtura mbeshtetje amerikane per Ramen,shume e trumbetuar qe kur Rama erdhi ne pushtet,ne fakt ishte mbeshtetje e Sorros qe shitej si i nenkontraktuar i administrates Obama per pune te vecanta.Bile edhe Reforma ne Drejtesi u shit si nje pune nenkontraktoresh sorosiane.
    Sorros ra,e bashke me te edhe “mbeshtetja amerikane” per Ramen.
    Por me e keqja eshte se Kryeministri delirant i Shqiperise,ishte i vetmi i tille qe sulmoi aq ashper Presidentin amerikan ,Donald Trump,duke e quajtur si armik te kombeve dhe armik te shqiptareve.
    Une e bej nje pyetje vazhdimisht.Do ta bej perseri e perseri.Po e bej edhe tani: a mund te kete bashkepunim normal te Administrates Trump me qeverine e Rames,kur ky i fundit e ka akuzuar boterisht Presidentin Trump si armik te popujve dhe te shqiptareve ne vecanti??!!!
    Ishte nje akuze e perseritur.E perseritur dhe theksuar,disa here.
    Jo vetem Rama,por edhe ministra te tij,deputete te tij,c’ka e ben perfundimisht te pajustifikueshme.
    Une besoj qe jo.Eshte e natyrshme.
    Eshte pikerisht ky ngerc ne raportet me Administraten Trump ,qe do t’ia beje te pamundur Rames te mbaje pushtetin.

    1. Ballisti says:

      Skypion! Trump nuk e kritikoi vetem Rama por e gjithe bota more i pa tru.Shume vende te botes dhe vete partia e tij e ka share rende dhe e ka ofenduar rende,por si thua ti,se Trump do hakmerret dhe nuk do basahkepunoi me ato shtete? T’i rruani topet Rames se ai do jete kryeminister i perjetshem se po punon mire dhe nuk ka vare njeri si Saliu yt qe eshte kredhur ne gjakun e shqipetareve te pafajshem.O koke qyp.

  2. tomorri says:

    Mediokritet pa ane dhe pa ditur ku fillon dhe ku mbaron.
    Zaloshja me mire te beshe nje pune tjeter se ketu nuk ja vlen fare te vazhdoshe te qendroshe me force dhe kapriço.Kjo keshille te behet shume shoqerishte dhe njerezishte.

  3. Beni says:

    Analize sh e sakte.Funderinat e kombit shqiptar, Saliu e Meta mendojne vetem si te fryjne kontot bankare e jo per gje tjeter, prandaj o popull hapni syte mire ne qershor, mos u qorrollepsni me.

  4. dalipi says:

    Hasapi eshte i ndare. O Trumpi e levizjet konservatore ne Europe, o Rama me Zaloshnjet e Merot e tij qe me vleresimin e Vucicit, ka per tu bere lider boteror.

  5. NINA says:

    sa idiota qe jeni ,vecanerisht starovari qe sberi nje artikull tamam,ne sna i dha jeten trumfi as na mban me fryme ,sa vjet jetoi kuba pa frymen e trumfave ,pse i bini ne qafe z rama ai i tha te verteten ,trumfi eshte pro sllav dhe kundra kosoves ,qe kur fitoi trumfi pro serbet kane fillar te ngjallin shpresat bashke me ta sala e co, froki i mirdits ne rolin e nosterdamit kishte bere parashikime filozofike me thirie nxitese per tu ngritur kundera shtetit ne kuhe e sales ky perso eleminohesh me menyrat e shefit ,prokuroria per kete thirte per trazira duhej te arestohej,cupi dhe sala i kane thene hapur ato qe kane bere njeri thirie ne gazete e tjeteri pranon vrasiet e 21 janarit deri me sot as nje gjemb si ka hyre

  6. lulash says:

    Prit S.. (gomar) te mbije bar.

  7. Tralala says:

    Skypion, si shume po shkruan per fatin e e pushtetit. Mos u lodh kot se do zgjati shume kjo shumice. Ruaji fuqite per pas 2020. Atehere mund te Jete gati dhe opozita. Te uroj tre vite gezuar e duke punuar. Se nuk do bien koqet e dashit.

  8. alphade says:

    Lidhur me shpresat e Berishes te Presidenti i ardheshem i SHBA-se,
    i kujtojme ”prijsit te Vicidolit ” fabulen e Ezopit : ” Dhelpra dhe ‘hallatet’ e Dashit” …
    Mjre vatani , mjere mileti ne duar e kujt ka rene Shqiperia dhe shqiptaret ! Ne
    duart e nje kryekrimineli qe shkaterroi Shqiperine ,fatkeqesia me e madhe e
    kombit shqiptsr ne te gjitha kohrat….!

  9. alphade says:

    Mos bjeri nga shiu ne bresher me Trump-in ! Mos valle Trump-i do
    ta “perkedheli” kryekriminelin e Vicidolit per krimet qe kjo monster
    ka bere pergjate 25 vjeteve ?? Nuk e besoj kurre ! Sepse Amerika
    nuk do te pyes per nje pleh si ky i yni !!

Lini një Përgjigje te Beni Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *