Doni të shkoni për trajnim në SHBA? Ambasada: Ja ku të aplikoni! Kriteret që duhen...

4 Janar 2017, 22:50Sociale TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka bërë të ditur se po pranon aplikimet për programin veror të shkëmbimit Ben Franklin.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ambasada e SHBA fton të gjithë të interesuarit që brenda datës 15 Shkurt të këtij viti të bëjnë aplikimin e tyre.

Programi Veror Transatlantik Benjamin Franklin 2017 do të zgjasë 4 javë, nga Qershori deri në Korrik 2017 në universitetin Wake Forest në Winston-Salem, North Carolina.

Nga Shqipëria do të zgjidhen një kandidat principal dhe një alternativ

Procedura e aplikimit:

Për të aplikuar, kandidati duhet të plotësojë formën e aplikimit të vendosur, përfshirë informacion biografik dhë një deklaratë personale, dhe një ese të shkurtër.

Deklarata personale duhet të tregojë pse aplikanti beson se ai/ajo është kandidati më i mirë për Programin Veror Transatlantik Benjamin Franklin.

Eseja nuk duhet të jetë më shumë se 500 – 750 fjalë, dhe duhet të trajtojë qartësisht një  argument. Subjekti i esesë duhet të përfshijë një nga këto tema: 1. Fuqia e të rinjve në vendin tim dhe në mbarë botën; 2. Rëndësia e një shtypi të pavarur dhe të besueshëm; 3. Përkushtimi im ndaj shërbimit komunitar dhe publik; Esetë dhe deklarata personale do të vlerësohen në bazë të përmbajtjes, gramatikës, ortografisë dhe strukturës. Kandidatët e suksesshëm do të njoftohen me e-mail për të caktuar intervistën në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Afati i fundit për pranimin e aplikimit: 15 Shkurt, 2017

Aplikimet duhet të dërgohen në këtë adresë
e-maili [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje