Drejtori sportiv i Peskarës: Manaj na krijoi iluzione në fillim të sezonit

4 Janar 2017, 17:38Sport TEMA

Drejtori sportiv i Peskarës, Luka Leone, ka folur në studion e “Sportitalia” në lidhje me disa tema të ndryshme që kanë të bëjnë me skuadrën që po rrezikon seriozisht rënien në Serinë B sezonin e ardhshëm. Ndër të tjera, ai ka folur edhe për problemet që ekipi ka shfaqur në sulm, ku është prekur çështja e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Rei Manaj.

“Në fillim të sezonit na u krijuan iluzione se do ia dilnim mbanë me lojtarët që kishim, si për shembull Manaj. Sidomos në ndeshjet e para, ato ndaj Napolit dhe Sasuolos, krijuam shumë raste për shënim dhe në atë muaj lojtarët jepnin garanci edhe në fazën sulmuese, por më pas rezultoi kështu”, ka thënë Leone.

Manaj u huazua në verë nga Interi te Peskara në mënyrë që të kishte mundësinë të aktivizohej për të fituar eksperiencë, por aventura e tij u mbyll shumë shpejt pa lënë gjurmë, shkruan “Panorama Sport”.

Për më tepër, sulmuesi shqiptar shfaqi edhe probleme disiplinore, ckka në një moment detyruan trajnerin Odo ta pezullonte.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje