Fabio Kapelo: Guardiola do të bëhet presidenti i Barcelonës

4 Janar 2017, 14:52Sport TEMA

Tekniku spanjoll, Pep Guardiola, u shpreh pak ditë më parë se eksperica e tij në angli do të jetë e fundit për të si trajner pasi do të heqë dorë përfundimisht.

Një deklaratë e cila bëri shumë bujë opinionin sportive.

Por, trajneri i njohur Italian Fabio Kapelo, ka një ide të qartë për të ardhmen e trajnerit Pep Guardiola i cili momentalisht është në krye të skuadrës së Manchester City.

Në një intervistë të dhënë për “Sky Sport, Kapelo thekson se Guardiola do të kthet sërish në Barcelonë, por këtë rradhë me një tjetër mison pasi do të bëhet presidenti i klubit.

“Kur luan prej vitesh me një profil të njëjtë loje, kundërshtarët të njohin mirë dhe e kanë më të lehtë për t’u kundërpërgjigjur, ndaj besoj se kjo e ka bërë Guardiolën të mendojë se fundi i karrierës së tij është afër. Me shumë mundësi ai do të kthehet te Barcelona për t’u bërë president i klubit dhe në këtë formë nuk do t’i duhet të shkëputet komplet nga futbolli” tha Kapelo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje