Me shkallë e litar nga Shqipëria në Francë, për të liruar nga burgu kushëririn...

4 Janar 2017, 09:26Kronika TEMA

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Francë, dhe protagonistë janë dy shqiptarë.

Mediat franceze shkruajnë se një i ri nga Shqipëria, i quajtur Klejvis B, u dënua me 4 vite burg, ndërsa kushëriri i tij Tualant T, u dënua me 6 muaj burg.

Dënimet janë dhënë pasditen e së hënës nga Gjykata Penale në Tournai.

Sipas mediave vendase, shqiptari Tualant T kishte udhëtuar posaçërisht nga Shqipëria në drejtim të burgut Leuze-en-Hainaut të Francës, për të mundësuar lirimin nga burgu të kushëririt të tij.

Plani i arratisjes ishte organizuar nga Klejvisi.

Udhëtimi ka nisur mbrëmjen e 10 prillit të vitit të shkuar.

Shqiptari kishte marrë me vete një palë shkallë, një litar dhe një prerëse të telave, raporton Ora News.

Sipas mediave franceze, Taulantit i është gjetur edhe një armë, por ai ka deklaruar se nuk kishte pasur ndërmend kurrë ta përdorte.

Ai është dënuar për vepra penale që lidhen me shitjen e narkotikëve.

Pjesë e planit të arratisjes së dështuar ishte edhe një person i tretë, por që nuk u identifikua kurrë.

Taulant T. Ishte person me precedentë penal, ndërsa është dënuar dy herë në Itali rreth vitit 2009.

Plani i arratisjes dështoi për shkak se të gjitha hallkat e sistemit të sigurisë kishin funksionuar.

3 komente në “Me shkallë e litar nga Shqipëria në Francë, për të liruar nga burgu kushëririn…”

  1. Spartaku says:

    Me kete ne kuptojme se sa i guximshem eshte shqipetari,por edhe besnikerine per te tjeret.

    1. frigashi says:

      Deshe me thane se sa manall i madh eshte shqipetari!!!!!!!! Mora vesh se kur e kishin pyetur policet e kufirit ne aeroportin e mbrritjes ne France se perse kishte ardhur me kete bagazh te çuditshem misterioz “trimi” i çartur pa ju ber syri terr ju pergjigj se vinte ne France per te shperthyer nje burg dhe te lironte byrazeret qe ishin brenda !!!!!!!

  2. Jevi says:

    Eshte tamam njeriu i duhur per tu bere deputet .Mos e lini jashte vemendjes se 18 qershori erdhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje