Nëna e 22 -vjeçarit që u vetëvar në qeli: E dua të gjallë, s’e kam rritur me hashash

nenaPërmes lotësh, nëna e 22 vjeçarit Estref Halili thotë se i biri nuk ishte kriminel.

Ajo thotë se i ka rritur fëmijët me ndershmëri në gjendje të keqe ekonomike.

“Çfarë bëri djali im! I kam rritur me duar. Në çfarë gjendje jam unë. Nuk kam shitur as hashash, as drogë. Fëmija u gënjye dhe piu një cigare. Pi e gjithë e bota. Unë nga shteti dua djalin gjallë. Ma morën të gjallë, e dua të gjallë. Me zor e kam rritur. Nuk e kam rritur me hashash. Pyesni çfarë familje jemi ne”,vajton ajo.

I riu u vetëvra në burgun e Rrogozhinës mbrëmjen e shkuar. Shokët e tij e gjetën thuajse pa jetë në banjon e qelisë, të vetëvarur me xhaketën e tij.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Nëna e 22 -vjeçarit që u vetëvar në qeli: E dua të gjallë, s’e kam rritur me hashash”

  1. Niku says:

    Po po se hashashi i kish ngecur gabimisht ne xhep

  2. Aksi says:

    E mjera ti moj nene e djalit! Nuk ka Zot e rob te te ngushelloje ty…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *