Nuk ka zgjerim fare, ndër prioritetet e Presidencës së BE-së

4 Janar 2017, 10:26Politika TEMA

Me fillimin e vitit të ri ka nisur edhe kryesimi i radhës në BE për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, që do ta ketë Malta.

Ndër prioritetet që ka përmendur Presidenca malteze e BE-së, janë migracioni, siguria, politika ndaj fqinjëve me fokus të veçantë në vendet e Afrikës Veriore dhe zbatimi i atyre vendimeve në BE, të cilat ishin miratuar në vitin 2016.

Sa i përket Ballkanit dhe procesit të zgjerimit, duket se kësaj radhe vlen ajo thënia “larg syve-larg zemrës”, sepse Malta, shteti më i vogël që kryeson BE-në, deri tani nuk përmend fare procesin e zgjerimit e as Ballkanin ndër prioritetet.

Në anën tjetër, një gjë e tillë është edhe shprehje e realitetit, sepse është kuptuar qartë se në BE nuk ka shumë vullnet për zgjerim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sa u përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, BE-ja me to do të vazhdojë bashkëpunimin në çështjet e interesit të përbashkët, sidomos ato që kanë të bëjnë me politikën e migrimit ilegal, do të vazhdojë hapjen eventuale të kapitujve të rinj në negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa për shtetet e tjera këtë vit nuk pritet ndonjë vendim.

Përvecse nëse bëhet ndonjë kthesë, si në rastin e Shqipërisë, dhe BE-ja vendos të shkojë drejt nisjes së negociatave.

1 komente në “Nuk ka zgjerim fare, ndër prioritetet e Presidencës së BE-së”

  1. Adam says:

    Nuk ka BE po nuk shkuan ne burg politikanet shqiptar. Kjo duket edhe ne Shqiperi Meta kerkon post drejtues ju kerkoni negocita ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje