Partizani, Genc Tomorri: Do kryejmë merkato cilësore

4 Janar 2017, 18:15Sport TEMA

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Genc Tomorri, ka deklaruar se Partizani do të kryejë një merkato të kujdeshme ku do të afrohen lojtarë cilësorë.

Tomorri theksoi se drejtuesit e skuadrës së kuqe duke nisur që nga presidenti Gazmend Demi, janë të kënaqur me lojën dhe ecurinë e skuadrës në këto dy faza të para.

“Sigurisht jemi në periudhë merkatoje, por në skuadër nuk do të ketë ndryshime të mëdha,pasi jemi shumë të kënaqur me lojën dhe rezultatet që ekipi ka rregjistruar në dy fazat e para. Do të dëshironin të ishim ne kampionë të Dimrit. Lëvizjet në skuadër do të jenë shumë të pakta dhe tepër të studiuara për lojtarë të veçantë. E them edhe një herë se duke filluar nga Presidenti Demi dhe ne si drejtues Klubi jemi mjaft të kënaqur nga paraqitja e deritanishme që ka dhuruar grupi aktual. Rivaliteti për titull do të vazhdoj të jetë mes 4 skuadrave kush do të jetë më i përqendruar është lojë force për të katër ekipet kush do të arrij në finish i pari, shpresoj që në fund ne tia dalim sepse jemi më të etur për të fituar titullin”

Tomorri rikonfirmoi edhe një herë afrimin e sulmuesit Xhevahir Sukaj në skuadër si dhe rikthimin e mesfushorit, Mentor Mazrekaj, i cili do të jetë i gatshëm në pjesën e mbetur të kampionatit.

“Sukajn e konsiderojmë pjesë të Partizanit , pasi të gjithë i njohin cilësitë e tij, po ashtu një forcë më shumë për ne do të jetë edhe Mazrekaj që besojm do të jetë gati 100% për rifillimin e kampionatit” përfundoi Tomorri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje