Peshkopi/ Burri bën gruan për spital, kunati e "dërgon pas saj"

4 Janar 2017, 14:10Kronika TEMA

Arrestohen dy kuneterit, u zune pasi burri rrahu gruan. Policia e Peshkopisë ben me dije se shtetasi Liridon Fishti, ka dhunuar bashkëshorten e tij 28 vjeçare me iniciale Sh.F,. por i vëllai i saj pasi ka marrë vesh per dhunën, ka shkuar te takoje kunatin dhe e ka bere per spital.

“Gjatë ditës së djeshme shtetasi Liridon Fishti, në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dhe dëmtime në trup bashkëshortes së tij shtetases SH.F, 28 vjeçe.

Më pas në qytetin e Peshkopisë janë konfliktuar shtetasit Liridon Fishti dhe Nezim Manuka, 33­vjeç, (vëllai i shtetases Sh.F) ku gjatë konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi Liridon Fishti. Policia porsa ka marrë njoftim ka ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit”, thuhet ne komunikaten e Policise.

Sipas burimeve policore rajonale, 34 vjeçari Liridon Fishti është dënuar edhe më herët për dhunë në familje, shkruan Panorama. Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje