Skëndërbeu, Daja: Kam ardhur për titullin kampion

4 Janar 2017, 14:23Sport TEMA

Trajneri i ri i Skëndërbeut, Ilir Daja, është prezantuar në krye të stolit të kampionëve të shqipërisë.

Tekniku kryeqytetas u prezantua bashkë me zëvëndësin e tij Ardi Mema, në prani të presidentit të skuadrës Ardjan Takaj.

Daja u shpreh se skuadra është mjaft mirë dhe synimi i tij do të jetë fitimi i titullit kampion.

“Kemi skuadër të mirë dhe do të luajmë për të fituar titullin. Jam i respektuar që jam sot këtu dhe besoj se do marrim më të mirën” tha Daja.

Ilir Daja zëvëndëson në krye të Skëndërbeut, Andrea Agostinelin i cili u largua pas rezultateve të dobëta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje