Takaj: Boniface e lamë të lirë, Kaçe një mision i pamundur

4 Janar 2017, 15:35Sport TEMA

Pas prezantimi të trajnerit të ri Ilir Daja, në konferencën për shtyp ka folur dhe presdenti i Skëndërbeu, Ardjan Takaj.

Takaj foli rreth ndërrimit të trajnerëve, çështjen e Ergys Kaçes dhe kalimin e Boniface tek ekipi i Partizanit.

“Për mua është hera e parë që ndryshoj trajnerin në mes të sezonit, por duke parë ecurinë e dy fazave të para, që nuk ka qenë pozitive për Skënderbeun, morëm vendimin për ndryshim. Vetë pretendimet dhe objektivi ynë janë gjithmonë titulli kampion.

Agostinelli? E kam përsëritur edhe herë të tjera se nuk ka qenë vetëm trajneri problemi, në periudhën e rezultateve negative, pasi edhe skuadra ka patur fajet e saj. I dhamë edhe një mundësi trajnerit dhe ai nuk arriti ta çonte ekipin në ato nivele që kërkonim, ndaj e pamë të arsyeshme të bënim ndryshim.

Përzgjodhëm një trajner me eksperiencë shumë të mirë në kampionatin shqiptar, siç është Ilir Daja. Ndihmës i tij do të jetë Ard Mema. Kemi pasur shumë mundësi të tjera për trajnerin, por bëmë zgjedhjen që e konsiderojmë më të mirën për vazhdimësinë dhe kjo zgjedhje është Ilir Daja. Të tilla zgjidhje bëhen që ekipi të ecë në një mënyrë më të mirë. Them se është zgjidhja e duhur për momentin dhe vazhdimësinë. Jemi në mes të dy fazave. Synimi i Skënderbeut është vetëm titulli kampion. E di unë, e dinë të gjithë, edhe skuadra. Daja nuk është i panjohur, është parë me vazhdimësi dhe për më tepër është i njohur dhe i afirmuar”
Në lidhje për një transferim të mundshëm të Ergys Kaces tek Skëndërbeu, Takaj u shpreh se kjo mundësi është e pamundur.

“Kaçe nuk është diskutuar te Skënderbeu. Ai i përket PAOK-ut. Dëshira jonë është shumë e madhe për ta marrë, por gjërat e pamundura mbeten të tilla.”

Gjithashtu, ai foli dhe për çështjen e transferimit të Boniface tek ekipi i Partizanit ku theksoi se ishte Skëndërbeu ai që e la të lirë 22-vjecarin.

Boniface ishte i Skënderbeut, por ne menduam se nuk është i nevojshëm dhe e lamë të lirë. Nuk është se fitoi duelin Partizani, e lamë ne të lirë sepse ai ishte lojtari ynë. Për menyrën se si luajmë ne e menduam kështu. Do të tregojë koha nëse ishte një zgjedhje e gabuar apo e mirë” tha Takaj.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje