VIDEO/ Rama: Nuk i harrojmë asnjëherë detyrimet ndaj njerëzve. Ndaj ndryshojmë nga paraardhësit

rama-kryeministriKryeministri Edi Rama në rrjetin social facebook ka hedhur një video ku tregon se si e gjetën Shqipërinë në vitin 2013 dhe ku ka arritur deri në tani.

Kreu i qeverisë nuk ka munguar të kujtojë se kishte miliona euro e dollarë borxhe të padeklaruara ndaj biznesit dhe ndaj qytetarëve që janë shlyer një më një të gjitha.

Njëherësh është shënuar dhe rritja ekonomike, çka ka mundësuar miratimin e një pakete sociale.

Rama nënvizon se janë trashëguar dhe 16 milionë dollarë dëme të shkaktuara nga përmbytjet dhe dukuritë e tjera natyrore, të gjitha tashmë të shlyera.

Kryeministri citon në facebook:

Nuk i harrojmë asnjëherë detyrimet tona ndaj njerëzve.

Dhe kjo na bën të ndryshëm me ata që qeverisën përpara nesh e me këdo që sot qëllon me baltë drejt nesh…

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “VIDEO/ Rama: Nuk i harrojmë asnjëherë detyrimet ndaj njerëzve. Ndaj ndryshojmë nga paraardhësit”

  1. vezhguesi says:

    Nje mexhlis te madh na celi
    Edi Ram qe ne klas ngeli
    Me sheqer llokum na veli
    Si kofini pas te vjeli

    Topi Blushit po kercet
    Fyti Kocos po pellet
    Ceshte ky shqer kesmet
    Shkarravitsin e pame mbret.

  2. shqip says:

    Kush i beri borxhet? Dhe Nese ka shkaktare, a s’duhet ta paguajne ata demin? Jo se ketu vijne , ikin, mbushin xhepat, dhe jemi Po ne piken e nisjes, 1991.

  3. DETARI Atlantidhes @ says:

    Qeveria me fantastike per here te pare ne historine shqiptare.
    Bravo,bravo,bravo.
    Mos degjoni pallat sec cfare thone,por ju vazhdoni keshtu dhe ju faleminderit qe keni vene ne sherbim te ceshtjes kombetare ,’jeten tuaj,shendetin tuaj,kohen tuaj,mendjen tuaj,fuqine tuaj dhe interesimin maksimal per te bere me te miren qe mundet !
    Sic mund te vihet re ,pa veshtiresi,ndryshimi midis bandes fashiste te mepareshme ,eshte nji ofendim i madh tiu besh krahasimin me ta !
    Lehin vetem antishqiptaret dhe mbreteria e injoranteve.
    Hallall qumeshti i mamave tuaja zonja !

  4. socialistet e vertete vlonjate says:

    Z.Rama ,me gjitshka je OK,por me socialistet je ne borxh te madh.,Zhduk drejtuesit qe dijne vetem te shesin vendet e punes.injorante ,qe skane pare karrike me sy e jo te drejtojne.Honepset Rezarti i hipotekes Vlore qe vjen nga krahesi i tepelenes e drejton qytetaret vlonjate .KULmi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *