VIDEO/ Aksidenti tragjik në Tiranë. Humb jetën një vajzë e re, 3 të plagosur rëndë. Dëshmitarët: Vajza fluturoi nga dritarja…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30, në kryqëzimin e Laprakës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve humbi jetën 28-vjeçarja me iniciale Xh.T.

Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Ervin Bixhi, i cili, duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit automjetin tip “Jeep” në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me automjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur edhe shtetësja me iniciale F. F., 25 vjeç, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Të dyja shtetaset e lartëpërmendura ishin pasagjere në automjetin e Ervin Bixhit.

Dëshmitarët: Vajza fluturoi nga dritarja e makinës

Sipas një dëshmie të raportuar për “JOQ”  njëra prej automjeteve të përplasura ka qenë me shpejtësi shumë të madhe dhe ka kaluar në semafor të kuq.

Në automjetin që ishte me shpejtësi, raportohet se shofer ishte një mashkull dhe bashkë me të udhëtonin edhe dy vajza të tjetra.

“Njëra nga vajzat ka dalë nga xhami. Policë thonin se ka ndërruar jetë.

Tjetra është e masakruar në fytyrë”, janë shprehur dëshmitarë të ngjarjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “VIDEO/ Aksidenti tragjik në Tiranë. Humb jetën një vajzë e re, 3 të plagosur rëndë. Dëshmitarët: Vajza fluturoi nga dritarja…”

  1. Epic says:

    Imagjinoni edhe 16 vjecaret me makina cfare behet.

Lini një Përgjigje te Epic Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *