Bredhi i Vitit të Ri dhe myslimanët shqiptarë

5 Janar 2017, 12:10Blog TEMA

Jo më festime, bredh e drita? Pas atentatit të Stambollit pati zëra që i bënë viktimat fajtore, pasi myslimanët nuk e festojnë Vitin e Ri. Po myslimanët që festojnë në Shqipëri e Kosovë mos janë myslimanë të këqinj?

Nga Lindita Arapi

Bredhi i Vitit të Ri! Sot ai vezullon nga dritat e zbukurimet, por ajo pemë e zbukuruar dikur, me ato pak mundësi që na ofroheshin në vitet e varfra të komunizmit shqiptar ende zgjon tek unë një kujtim të ngrohtë fëmijërie. Ai ishte një gëzim i vogël brenda një pafundësie ditësh të mërzitshme, të gjitha të rrafshuara nga izolimi, një ҫast i bukur, e gjërat e bukura ishin aq të pakta në fëmijërinë e asaj kohe. Ato llamba që i jepnin atëherë dritë pemës së Vitit të Ri, ku ne fëmijët e Pallatit të Pionerëve i vinim përreth duke kënduar e kërcyer, pikërisht ato pak llamba sillnin pak dritë edhe në jetët tona.

Diktatura i mbylli të gjitha dyert, bota e jashtme mbërrinte vetëm me ca impulse të mekura tek ne, por nuk dihet pse mbeti bredhi i vitit të ri, në fakt me gjelbërimin e pandryshuar, simbol i jetës, e nga shekulli 16-të një zakon i ri gjerman u bë shoqërues i festimit të Krishtlindjeve në të gjithë botën – ndërsa për ne një nga absurditetet e radhës të regjimit komunist që e ndaloi fenë me ligj.

Për mua atëherë, vajzë e një familjeje myslimane, bredhi nuk ishte një pemë me simbol fetar. As për mua e as për prindërit e mi të ҫmësuar me fenë, që fjalën Zot e kishin zëvendësuar me fjalën parti. Përpara meje ishte thjesht një pemë e zbukuruar, për përmasat fëmijërore, – gjigande, së cilës unë nuk ia shqisja dot sytë, teksa prisja gjithë emocion momentin e ndërrimit të viteve.

Por le ta kapërcejmë epokën e ateizmit, kohë, kur shqiptarët pak e njihnin jo vetëm kuptimin e bredhit, por edhe të riteve të tjera fetare, sepse “feja ishte opium për popullin” – jemi në kohët, kur gjithsekush ka lirinë të ndjekë e praktikojë besimin fetar që dëshiron.

Shpëtimi i bredhit

Me zgjimin e besimit fetar bredhi nuk ndryshoi gjelbërimin, por ndërroi kah, ai nuk ishte më thjesht bredh i fëmijërisë sime, kuptova se nuk duhet të më përkiste më mua, një vajze me origjinë myslimane, por pjesës tjetër, asaj të krishterë, si shoqërues i festimeve të Krishtlindjeve e Vitit të Ri. Mua më mbetej të fshija një kujtim, ose ta „përvetësoja” bredhin, t’i hiqja petkun fetar, e ta mbaja edhe në të ardhmen thjesht si bredh feste. Nuk doja t’i humbisja ato ҫaste me drita në dimrin e ftohtë, dhe e mbajta bredhin si zilen e një momenti final, ndërrimin e viteve.

Por bredhin e festës nuk e kam mbajtur vetëm unë, bashkë me mua edhe shumë e shumë të tjerë që mendojnë se të festosh Vitin e Ri është krahas një momenti reflektimi, edhe një moment gëzimi për trokitjen e një viti të ri të jetës. Se si festohet ky gëzim, kjo është në dorën e gjithsecilit

Edhe në Turqi shumë vetë festuan Vitin e Ri, disa shkuan të festonin në një klub nate, „Reina”, por nuk do kthehen më kurrë në shtëpi pas terrorit. Shumë nga ata që nuk do ta gëzojnë më vitin e ri ishin myslimanë, e po myslimanë ishin edhe ata që kanë shkruar në mediat sociale, se ata që festojnë Vitin e Ri, festojnë një traditë të huaj, që bie ndesh me islamin. . Për myslimanët – ky është një zakon pagan dhe i krishterë që nuk duhet të prishë kanonin e zakoneve të tyre. Madje edhe Ministria e Fesë në qeverinë turke ka pasur paralajmërime për festimet e Vitit të Ri, si një traditë e huaj…

Myslimanët shqiptarë të ndarë

Po unë që festoj, po shumë shqiptarë myslimanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo në ndonjë vend tjetër që festojnë Vitin e Ri, mos nuk duhet të festojmë më? Kush feston, jeton i rrezikuar? Festimet e Vitit të Ri nuk i ndajnë vetëm turqit, por edhe myslimanët shqiptarë: në një kategori, ajo më liberalja në raport me fenë, me traditë si në Shqipëri e Kosovë, që e ka vetëdijen e myslimanit, por në një darkë me miq nuk ia heq vetes lezetin e mezesë dhe rakisë, ajo nuk e sheh si mëkat të urojë katolikët për Krishtlindje e Pashkë, e përballon pa tragjedi minifundin e vajzës, tek ajo nuk përbën përjashtim që të shkojnë edhe në Mekë, për të plotësuar një nga detyrimet e myslimanit, por kjo nuk e pengon që ta shijojë jetën si një tavolinë të mbushur me të mirat e Vitit të Ri. Tek ata e gjen edhe bredhin e zbukuruar, thjesht si diçka të bukur, pa dashur të lëndojnë ndjenjat fetare.

Nuk duhet harruar edhe një kategori tjetër besimtare e devotshme, që nuk e sheh besimin si verbërim, por ndriҫim të shpirtit, ajo e toleron tjetrin që beson ndryshe apo ndjek tradita të tjera që Islami nuk i ka të tijat. Është kjo pjesë që i ndjek ritet e faljes, nuk pi alkool, falet disa herë në ditë, të premteve e gjen në xhami, pra ajo bën një jetë në bazë të rregullave të Islamit, e nuk do të fuste pemë të Vitit të Ri në shtëpi, por me dëshirë do të dilte në natën e ndërrimit të viteve për të parë hedhjen e fishekzjarreve, do ulej me familjen për të ngrënë gjelin tradicional me përshesh, do të ngrinte edhe gotën me lëng për të uruar, por “Gëzuar”, nuk do të thoshte, sepse kjo festë shpirtërisht mbetet e huaj për të. Deri këtu jemi brenda lirisë fetare e ekuilibri që kërkon toleranca ende reziston – unë toleroj zakonet e tua, por edhe ti do durosh zakonet e mia fetare.

“Ata janë përjashtues”

Por në mesin e shqiptarëve myslimanë kemi edhe një pjesë tjetër – atë të besimtarëve më fanatikë, që e ndjekin besimin e tyre me besnikëri të devotshme, por dallojnë nga kategoria tjetër në një pikë – ata janë përjashtues. Kam takuar njerëz të tillë, në Shqipëri e Kosovë, ata janë të përzemërt, megjithëse mua si femër nuk ma kanë dhënë dorën, janë të përshpirtshëm, për sa kohë që tolerohen rregullat e tyre. Për tragjedinë në Turqi, ata nuk shprehin dhimbjen për viktimat, por i bëjnë ato fajtore, viktimat e klubit “Reina” janë mëkatarë që festuan një festë të krishterë, e që nuk meritonin gjë tjetër. Bredhi i Vitit të Ri, fishekzjarrët, festimet e ndërrimit të viteve, rakia, minifundi, feja tjetër – të gjitha nuk janë islame, rrjedhimisht mëkate.

Ata janë të bindur se kanë ekskluzivitetin e besimit të vërtetë, besimtarët e tjerë i përçmojnë hapur si të pafetë, tolerimin e bëjnë dhëmbëskërmitur ose izolohen. Nga radhët e kësaj kategorie vijnë edhe ekstremistët, nga radhët e tyre lindin edhe ata që vrasin në emër të Allahut. E po të sjellim ndërmend se në identitetin tonë kulturor spikat ekzistenca si një komb me tri fe, kupton se sa rëndësi jetike ka për ne harmonia e toleranca mes feve. E nuk duhet ta harrojmë, siç thotë shkrimtari Ismail Kadare, se “ekstremizmi fetar bie ndesh me moralin historik shqiptar”.

Edhe Sulejman Bugari, një imam boshnjak në Sarajevë ka një porosi për ekstremistët. „Atë që nuk kanë për ta kuptuar dot këta ekstremistë, është që myslimanët nuk kanë të drejtën ekskluzive për besimin e vërtetë. Islami nuk është besimi i turqve, arabëve, amerikanëve apo gjermanëve. Të vetmit, të cilit i adresohet besimi është vetë krijuesi.”

Unë nuk e praktikoj besimin fetar siç bën një mysliman i devotshëm, por kam respekt për përkushtimin e tij ndaj Zotit. E një Zot të mirë e mbaj në shpirt gjithmonë me vete edhe unë, një Zot që nuk më ndëshkon, pse më pëlqen një bredh i zbukuruar për Vitin e Ri…

11 komente në “Bredhi i Vitit të Ri dhe myslimanët shqiptarë”

  1. SHQIPTAR says:

    Lindita ,

    Nuk ka me Shqiptar musliman, sepse religjioni islam nuk lejon kombe …dmth as Shqiptar. Pra asnje Shqiptar nuk eshte musliman…dhe asnje musliman nuk eshte SHQIPTAR. Ne kohen e komunizmit eshte ndaluar praktikimi i religjionit neper faltore …mirepo jo edhe ne shtepi ….pasoje e okupimit otomanoarabik eshte edhe mbemri i jua arapi, qe akoma e mbani duke mos pasur as me te voglin turp….por nese je arape atëhere eshte OK. Mos harro se ne gramatike mbiemri e cileson emrin.

    OSE SHQIPTAR OSE MUSLIMAN.

    1. ti je muslimon,mos festo..........allah uakbar! says:

      U lodhem duke thexuar me force se: ”Festafundviti”[bastardhepsur sipas muslimoneve shqipfoles] KRISHTLINDJE e Agio Vasili[viti i ri] nuk jane festime per muslimon brothers por festa kristiane.E para lindja e KRISTIT e dyta e Ag.Vailit[Shen Vasili] qe daton me numerimin e viteve te METAKRISTON[PASKRISHTIT],pra kristianet festojne ketu e 2017 vjet.
      Muslimonet cfare ”festojne”!!!!!??? Bomba,dinamiti,hanxhare,vrasje,terror,gjakderdhje……………………allah uakbar!
      Pra ju IPOKRITA SUNITOSHQIPOLES MOS FESTONIIIIIIIIIIIIII!!!!!!!!!!!!

  2. Ladi says:

    Keto shkrimet bej per Arabine ti xhan,ketu quhet Shqiperi,dhe nuk behet kurre vend i Arapit.

  3. pro says:

    ..asnje njeri nuk ka te drejte te predikoje mohimin e shqiptareve muslimane,ashtu si ata ortodokse,apo katolike…
    me vjen keq per te apasionurit per spastrim fetar…une egzistoj se desh zoti dhe jo farketaret e urrejtjes..i pershendes shqiptaret e çdo feje kudo qe jane..paçin miresi ..

  4. arbereshi says:

    Arjana Fallaci eshte shprehur se “Jo cdo mysliman eshte terrorist, por te gjithe terroristet jane myslimane”. Dy here Islami e ka rrezikuar qyteterimin e krishtere perendimor: 1) arabet e shekujve 7-10 dhe 2) turqit e shekujve 14-15. Ne rastin e kercenimit arab, europianet u detyruan qe te organizohen dhe ti shkaterrojne ne territorin e tyre, permes kryqezatave. Ne rastin e kercenimit otoman, fuqite detare katolike te Europes (Italia, Spanja etj) u organizuan dhe ne betejen e Lepantos i shkaterruan floten detare truqise, te cilen nuk mundi ta ringreje kurre me, dhe as te kercenoje me Europen permes detit. Kurse ne rruge tokesore, kaloresit me te mire europiane u organizuan dhe e stopuan 2 here ushtrine turke ne portat e Vjenes.
    Nga vitit 2001 dhe ne vazhdim, islami eshte kthyer, per here te trete, ne kercenim per perendimin, permes terrorrizmit dhe demografise. Perseri perendimi ka filluar gradualisht te reagoje ndaj ketij kercenimi te ri:
    1) Presidenti i zgjedhur i SHBA-se, Trump, eshte shprehur se myslimanet duhet te ndalohen te hyjne ne amerike, biles qe edhe myslimanet amerikane te debohen nga amerika.
    2) Kancelarja Gjermane, Merkel, pas atentatit te fundit nga terroristi mysliman tunizian, ne tregun e Krishtlindjeve ne Gjermani ka ndryshuar teresisht politiken e saj te dyerve te hapura ndaj myslimaneve, duke u shprehur se “terrorizmi islamik eshte kercenimi kryesor per Gjermanine”,
    3) Te dy kandidatet kryesore per president te Frances, Fillon (nga e djathta) dhe Valls (nga e majta) jane shprehur kategorikisht kunder anetaresimit te Turqise ne BE. Parlamenti Europian ka votuar nje rezolute ku kerkon ngrirjen e bisedimeve me Turqine. Po keshtu Austria ka kerkuar ngritjen e bisedimeve me Turqine.
    Te gjitha keto zhvillime ende jane ne fazen e tyre soft (mjete politike dhe ekonomike), por nese kercenimi islamik i afrohet pikes kritike, atehere perendimi do te detyrohet qe te perdore mjetet hard (ushtarake), dmth, pastrimi me force i europes nga cdo mysliman, si dhe goditja ushtarake e atyre vendeve myslimane qe do te konsiderohen burim i terrorizmit, psh. Arabia Saudite, Irani etj. Sesa kapacitet kane vendet e krishtera per te perdorur mjetet hard (ushtarake) mjafton te permendim faktin se ne 7 fuqite me te medha ushtarake te botes, nuk eshte asnje vend islam dhe se 2 fuqite e para ushtarake te botes SHBA-ja dhe Rusia jane kristiane.
    Kurse sa i takon myslimaneve shqiptare ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni, situata eshte kritike: ata brenda nje te ardhmeje jo shume te larget do te duhet te bejne zgjedhjen e tyre perfundimtare: ose te asimilohen, ose te larohen, dmth ose te behen Europiane dhe te festojne festat europiane, Krishtlindje dhe Vit te Ri, ose te shkojne andej ku keto festa jane te huaja, sic thote autorja e shkrimit. Nese ajo dite vjen, atehere skenari eshte shume i thjesht dhe i lexueshem: mjafton nje shkelje syri e presidentit Amerikan (Trump), ndaj atij te Rusise (Putinit) dhe e ketij te fundit ndaj Serbise dhe ceshtja zgjidhet per 24 ore. Para disa ditesh Serbia ka blere nga Rusia 15 avione MIG, duke siguruar supremaci te flotes se saj ajrore ndaj cdo vendi te rajonit tone. Por, edhe sot ka pasur zhvillime jo te mira per shqiptaret: Haradinaj eshte arrestuar ne France ne zbatim te nje mandat-arresti te leshuar nga Serbia, nderkohe qe Franca ka njohur Kosoven si shtet te pavarur!!!???. Dhe s’ka sesi te ndodhe ndryshe kur, Amerika, Franca dhe Gjermania bombardojne Serbine per lirine e Kosoves me idene se ata jane shqiptare dhe europiane, kurse kosovaret ua kthejne nderin Amerikes dhe Gjermanise, duke organizuar edhe akte terroriste ne territorin e tyre ne emer te allahut. Ata ne kete menyre bejne deshmi kunder vetes se tyre dhe faktojne se nuk jane as shqiptare as europiane, por pasardhes racash turko-arabe qe kane zaptuar toke arbnore, dhe qe vetem tentojne te shiten si shqiptar, por, do te kene sukses vetem, per aq kohe sa Europa do te beje sikur e blen kete genjeshter te ofruar nga tregu gjeografik i populluar me mashtrues shqipfoles.

  5. Astrit Vetiu says:

    SHKRIM I KLONUAR QE DO TE EKSPORTOJE PROBLEMETE e TE TJEREVE BRENDA SHQIPERIJE.E KANE BERE EDHE SHUME TE TJERE DALENGADALE KUPTUAR DHE PA E KUPTUAR AS VETE.KJO ESHTE NJE SEMUNDJE SI GRIPI QE ARRITI DERI TE NE. JA VLEN NJE ANALIZE E PLOTE SE SI KATANDISEM DERI KETU.I SUGJEROJ autores te ketij meditimi TE LEXOJE ME TEPER NGA marredheniet e shqiptareve ne te kaluaren historike qe e kane ndertuar gjithenje bashkarisht, pa katandisur deri ketu te domethenia e Bredhit te Ri per te cilen edhe kjo eshte e vetedijshme se nuk i takon,po ja qe i ka mbetur si kujtim nga femijeria.

  6. Tralala says:

    Arberesh! Plotsisht ok.

  7. Jak-Boston says:

    Kjo autorja e shkrimit para ca kohesh na e “ndriti” me nje shkrim per virgjerine ne BalkanWeb.
    Tani po na e “ndrit” perseri me kete shkrimin e bredhit.
    Ne te dyja shkrimet flet per kujtimet e saj ne kohen e “burgut te hapur” komunizmit.
    Une ne jete kam patur rast te jetoj ne komunizem dhe kujtimet e mira jane me pakice.
    Kam patur rastin te takoj veterane te sinqerte qe nuk pelqenin asgje nga lufta.
    Kam takuar dhe te dale nga burgu i mbullur qe nuk pelqenin asgje nga burgu.
    Jane disa njerez qe kane probleme me veten dhe fajin e shohin tek bota qe i rrethon.
    Ata te komunizmit quhen komuniste te pandreqeshem.
    Ata te luftes, po nuk shkoi lufta tek ata, shkojne ata tek zona e luftes.
    Ata te burgut nuk e shijone dot lirine dhe bejne gjera qe te kthehen perseri ne burg.
    Per te gjithe keta kategori njerezish qe ju fola plus kete Lindita Arapi une kam nje emer te perbashket dhe quhen deshtake dhe deficiente per te cilet mjekesia sapo ka filluar te merret me ta tani ne shekullin 21 pasi interneti e beri te mundur ekspozimin e tyre ne mase me te madhe nga sa mendohej se ishin.
    Lindita Arapi ketu ne USA ke mundesi te kurohesh. Sherim te shpejte.

  8. kirurg says:

    Nivel medioker i analizes, shkrim i porositur per ca para, por qe s’thote asgje te re, as bind njeri se cdo aspekt e ka te bastarduar brenda klisheve te pershkrimit siperfaqesor, tipik per kohen e tanishme te gazetarise… dhe, me e bukura, e politizuar! Nuk rrezaton asnje pike kulture leximi apo njohje te problematikes qe ka marre persiper te trajtoje, sikur kujt i intereson te dije kujtimet e kesaj asgjese me mbiemer te cuditshem…

  9. Kin Buba says:

    Nji shkrim mbase i saktë ku pasqyron nji realitet gjysemarab, ashtu si Akademik R. Qosja na quan popull me gjysemidentitet, por qe Kadareja e hedh poshte.
    Te krishtenet , me myslimanet kane shkuar mire, jane marre vesh, po injoranca e drejtuesve fetarë myslimanë ne te kaluemen ka bere qe te krijohet nji hendek mes dy religjoneve. Kam lexue diku te nji shkrim i Ago Agos, qe jetonte jashte Shqipnie dhe qe pershkruante Levizjen fshatare te 1914-es nen udheheqjen e Haxhi Qamilit te cilen me sa di une e kane shtypur forcat e Esat Toptanit qe pershkruen edhe Ilir Ikonomi te libri ” Esat Pashe Toptani, kendonin nji kangë:
    ” Pasha Din e fen’ e Tij/ S’ fali vakth as hí n’ xhamí/ Pa e prú turkun edhe nji here n’ Shqipni”. Nuk duem t’ na sundoj nji kaurr ( Ishte fjala per Princ Widin gjerman te deres se Habsburgve )
    Me kujtohet se kur pati ardh n’ Shkoder nji skuader futbolli turke, “Beshiktash” me duket, krejte stadiumi ishte mbushur me grá t’ mbulueme myslimane. Ne dashamiret e futbollit, nuk gjetem bileta. Stadiumi ishte jo ai qe asht sot.Ngjarja para vitit 1967.
    Para pak ditesh, nji shoku im, i çoi dhurate nji kofshe derri nji myslimani, qe veç emnin kishte te tille. Kur mbeta vetem me ‘ te më tha:
    ” Nji Zot kemi, ha mishin e derrit, pi vere e raki si ka thane Omar Khajam: ” Ktheni kupa, puthni çupa, dhe jetes gezoju, se ke shekuj t’ jetosh n’ qet’sí”.
    At Gjergj Fishta i thote korespondentit englez kur i tha se mund ta kishit fitue ma shpejt Pavaresine sikur t’ mos ishit ndare ne 2- religjone; myslimanë e katolikë:
    ” ZOT MOS NA LAFT (lëntë ) PA MYSLIMANË, SE ME ‘TO KEMI NDÁ T’ MIREN E T’ KEQEN”.

  10. Kol says:

    Arberesh i shkreti ti sa qenke lodh me Bo ate fare analize,e para nuk bohet me 1 maje lapis dhe ca rreshta historia, ti thush evropes kristian eshte sikur ti thush kinez zbrit prej malit dhe shife mire boten ,normal se luftrat jane bo per shkaqe pushtimi dhe influence feja thjesht nuk imponohet kush beson se ja do shpirti secili ta beje zgjidhjen simas deshires ,pse ktu ne perendim kto qe praktikojne budizmin dhe jane te bardhe do I quash mbeturina kinezesh shqiptaret jane mendje shkurter dhe per momentin po ndjekin ato te dashit si dhelpra ,ashtu si ka thene 1 hungarez I famshem se hungarezet po te mos I shin ne evrope do ishin me te perparuar,historia ndryshon dhe bota eshte me e vjeter se hollivudi,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje