Dibër: Tenton të vrasë 43-vjeçarin, pse hyri në fshat pa leje...

5 Janar 2017, 09:39Kronika TEMA
Dibër: Tenton të vrasë 43-vjeçarin, pse hyri në fshat

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Dibër bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Arjan Skënderit. 35 vjeçari lindur dhe banues në Kllobçisht të Maqellarës ka tentuar të vrasë me armë zjarri A. B, 43 vjeç, lindur e banues në Okshatinë të Shupenzës.

Ngjarja ka ndodhur në 4 janar rreth orës 10:30, në vendin e quajtur varrezat e fshatit Kllobçisht, në rrugën automobilistike të këtij fshati. Arjan Skënderi sapo ka parë 43-vjecarin i cili ka qenë duke drejtuar mjetin Opel Corsa,  është afruar tek makina e tij dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri mbi xhamin e pasëm, xham i cili është thyer plotësisht. Shtetasi  A. B.  nuk është lënduar nga e shtëna me armë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore rezultoi se  motivi i ngjarjes ka qenë se shtetasi i arrestuar nuk ka dashur që shtetasi A.B, të vinte në këtë fshat, pasi në vitin 2007, vellai i shtetasit A. B ka vrarë me armë zjarri shtetasin J. M. (dhëndri i Arjan Skënderit).

Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendin e ngjarjes, por nuk u arrit të gjendet gezhoja për shkak të motit të keq me dëborë. Dyshohet se pistoleta mund të ketë qenë me mulli. Vijonë veprimet për gjetjen e gëzhojës dhe të armës së zjarrit, si  dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 komente në “Dibër: Tenton të vrasë 43-vjeçarin, pse hyri në fshat pa leje…”

  1. elona says:

    Perderisa ky A.B paska vrare ne 2007 dhe tani pas 10 vitesh del neper fshat si plehre, normale qe do veje vete drejtesi shqiptari i shkrete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje