Do duhet një ditë të ndalojmë…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

hoxholli-ilirNga Ilir Hoxholli

Do duhet një ditë të ndalojmë këtë spirale vetshkatërruese që po na merr çdo vlerë. Lajmet se me kë flen filan këngëtar ose këngëtare, provokimet e tyre duke dalë në profilet e tyre të zhveshura, të përcjella në rrjete sociale si provokime, ku pas një rasti sporadik, shtohen në raste të shumta si një sukses, ku zërat që i kundështojnë vijnë në rënie si të pafuqishëm apo të prapambetur. Më pas këto modele ndiqen nga njerëz të thjeshtë që pse jo ëndërrojnë të bëhen dikushi në mënyrën më të lehtë, për të cilën nuk kanë asnjë meritë për fizikun e tyre. Nuk më shqetësojnë këta individë, por promovimi i tyre në shoqëri është i frikshëm në termat, “ka të drejtën e saj/tij”, “të drejtat e njeriut”, “moderniteti” “është kohë tjetër”. Po dorëzohemi përballë modeleve të tilla?

Lexova para disa ditësh që një shqiptar nga Amerika kishte ndihmuar 150 familje në Pukë. Lajmi nuk pati përkrahje në rrjete sociale, shumë bashkatdhetarë mund të nxiten, a nuk është ky një model që duhet përhapur?

Shumë të rinj mbjellin pemë, nuk i mbjellin për vete, sepse të gjithë kemi nevojë për oksigjen, po këta nuk kanë aspak vëmendjen e një këngëtareje apo prezantuese që hedh një foto. Pse? A nuk kemi dëshirë për një jetë cilësore, a nuk duam t’i rrisim të shëndetshëm fëmijët tanë? Kanë ndryshuar kohët? Pafuqia jonë për të ruajtur vlerat ia drejtojmë gishtin “kohës” si një dorëzim vlerash.

A mund të jenë të ndara një femër që bëhet e famshme nëpërmjet formave fizike, nga respekti ndaj prindërve? Ajo hedh foto në të gjitha skajet e botës, makina luksoze, dreka, darka, duke u servirur si model edhe ndaj një vajze që familja nuk ia plotëson dot kërkesat. Ajo dëshiron të ketë një jetë si shoqet e saj. Ajo mund t’i urrejë prindërit e saj që nuk ia dhurojnë dot këtë jetë të kushtueshme. Këto modele po i përhapim vetë, në respekt të të drejtave të saj, por nëse ajo ka drejtë të dali si të dëshirojë, a nuk paskemi ne të drejtë si shoqëri ta refuzojmë përhapjen e këtij modeli? Duhet forcë për ta refuzuar në një shoqëri, ku edhe humori ka marrë doza tragjike, ku promovohen njerëz me probleme mendore, për të cilët shoqëria duhet t’i kishte në përkujdesje, e jo t’i shihnim si argëtim.

Në këtë spirale argëtuese pa kufinj, ku pasojat do t’i vuajme ne, kur të kemi nevojë për një gotë ujë në pleqëri, pyetja që lind për fëmijët tanë është: a do kenë ndonjë robë të veshur në trup, kur të dalin rrugëve dhe si do ecin në jetë ata që nuk e kanë trupin e mirë?/27.al/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Do duhet një ditë të ndalojmë…”

  1. Artil says:

    Po ik ore kurvar ik se te njohin njerezit sesa dashnore ke

  2. Qytetar says:

    Po mor zotëri po ke shum shum të drejt,por Ti ke harruar të thuash se e gjith kjo ndodh(bile më keq se kaq) se rraca jonë pra rraca ime e jotja është plot difekte të rënda.Dhe ça është më e keqja nuk duam ta pranojmë e fryhemi kot.Sa më shpejt ta kuptojmë aq më shumë mund ti korigjojmë,në të kundërt këtë vënd do ta mbyt përfundimisht llumi më keq seç e ka mbyt.

  3. kombi says:

    Shume te drejte ka H.Hoxholli me kritikat ndaj shoqerise sone ,qe tashme po degjenerohet cdo dite dhe me shume . Mediat tona duhet te luajne gjithmon nje rol edukues ne kete shoqeri . Duhet shume pune ,edukim moral, per ta kthyer rinine tone
    ne nje Rini aktive, per pune sa me te mira ,qe ky vend ka nevoje shume dhe jo te stimuloj shoqerine me hiret e tyre ,per te cilat nuk ka nevoje askushi .
    Jemi nje vend shume i vogel dhe duhet te behemi shembull per mire kudo dhe jo shembull i keq ,por per edukimin e shoqerise tone qe eshte e ardhmja e vendit duhet shume pune edukative .
    FILLONI SA NUK ESHTE VONE ,MOS E LEJONI KETE RINI TE RRESHQAS ME SHUME ,

  4. beni says:

    vezhgim me vend, por a e shikon vemendjen qe ka artikulli Juaj , Ilir.
    Kjo eshte edhe audienca shqiptare, jo vetem trendi per te cilin jo flisni dhe po gjen mbeshtetje.
    Gjen mebeshtetje edhe ketu ne web, kur nje vezhgim i tille nuk lexohet ose quhet i pavlere, jo aktual

  5. korabi France says:

    Zoti Ilir, ju keni shume te drejte sepse gjuthcka ne Shqiperi ashte kthyer ne komercialitet.Televizionet gazetat deri tek konferencat e shtypit e politikaneve dhe e Partive politike.Ne televizionet tona si dhe ne gazeta nuk lexon lajme te tjera vetem vrasje.grabitje, vjedhje , prostetucion e sigurisht edhe politikane te shpifur .Po ne Shqiperi a punohet , a ndertohet , a gezohet kush? A ke bamirsi ndaj te varferve sic ashte rasti i kengetarit pukjan apo i fontacionit Nje jave ndryshe? Perse nuk promovohen keto e shume raste te tjera ? Kam frike se edhe kjo analize e juaja nuk do te lexohet sepse nuk ban sensacion, nuk ka lajm qe te cudisin dynjane.

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Shiko gazetat nji muaj rresht B xhesikes kallashit e lloj lloj bicimi
    Kjo eshte nje strategji per ti bere lavazh truri te rinjve dhe media b lepirese ja ka arrite shume mire
    Shpresojme qe rinia ta kuptoje shpejt
    Se perndryshe mjere ky komb
    Cka per te heq nga ATA qe e shfrytezojne kete situate.

  7. nord.al says:

    Sikur te kishte intelektuale ne Shqiperi , kjo teme do te ishte burim polemikash te pafund ne media, por fatkeqesisht ato mungojne .

Lini një Përgjigje te fieraku NGA ferrasi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *