E bujshme, Antonio Kasano në bisedime me Flamurtarin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

cassanoFlamurtari mund të kryejë goditjen më të madhe që mund të jetë bërë ndonjë herë në kampionatin shqiptarë.

Bëhet fjalë për një nga sulmuesit më të njohur që ka luajtur në shumë klube të njohura në Europë, Antonio Kasanon.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit vlonjat, mësohet se presidenti i skuadrës Sinan Idrizi është ne bisedime me Antonion Kasanon i cili momentalisht është pa skuadër.

Sulmuesi i njohur i kampionatit italian dhe Kombëtares së kaltër Antonio Kasano mësohet se është në bisedime me drejtuesit e Flamurtarit ku edhe mund të luajë në gjysmën e dytë të sezonit. Sulmuesi ka mbetur aktualisht pa ekip dhe dje ka qenë në kryeqytet, ndërsa sot do të udhëtojë drejt Vlorës. Administratori Idrizi prej kohësh ka premtuar një goditje BIG në merkato dhe emri i Kasanos justifikon gjithçka. Do të mbetet për t’u parë nëse akordi do të arrihet” shkruhet në faqen zyrtare të klubit vlonjat.

Kassano është një nga sulmuesit e njohur në futbollin europian pasi ka luajtur me shumë ekipe të njohura si Milani, Roma, Reali i Madridit etj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *