Enver Hoxhaj për ndalimin e Haradinajt: Serbia po provokon për të vepruar reciprokisht

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

hoxhajMinistri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, po konsideron se veprimet e Serbisë karshi drejtuesve të UÇK-së, ndaj të cilëve ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar, janë provokime për të vepruar edhe Prishtina zyrtare reciprokisht

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Jashtme të Francës për rastin e ndalimit të Kryetarit të AAK-së, z Ramush Haradinaj. Unë personalisht dhe me kolegët e mi nga Qeveria po merremi me këtë situatë absurde prej ditës së djeshme dhe kam komunikuar tashmë edhe zyrtarisht se fletarrestet e Serbisë janë të papranueshme”, tha Hoxhaj duke folur për Gazeten Express.

“Kërkesat e Serbisë për arrestimin e shtetasve të Kosovës dhe ish-luftëtarët e UÇK-së është një thirrje e hapur për ta tensionuar situatën në Kosovë dhe Ballkan. Kërkesat serbe të motivuara politikisht për arrestimin e qytetarëve dhe lidershipit të Kosovës janë thirrje për të vepruar në mënyrë reciproke gjë që Kosova më së paku e dëshiron. Ambasadat tona në Francë dhe institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje maksimale për ta liruar z. Haradinaj dhe tashmë diplomatët tanë edhe e kanë takuar atë personalisht”, i tha Gazetës Express, të enjten, ministri i Jashtëm kosovar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *