FOTO shokuese: Një tjetër fëmijë i mbytur trondit botën (Pamje shqetësuese)

Një tjetër fëmijë ka shokuar botën.

Mohammed Shohayet, vetëm 16 muajsh, është mbytur në baltë, ndërsa prindërit e tij tentonin të largoheshin nga nga Mianmari (Burma), një vend që ndodhet në kaos.

Mohammed ishte me mamanë dhe vëllanë, teksa po tentonin të kalonin lumin, por ai iu ka shpëtuar atyre dhe është mbytur.

Ata po arratiseshin në drejtim të Bangaladeshit, pas persekutimit të popullsisë myslimane që banorët thonë se po ndodh në Burma.

Sipas tyre, ushtria po përdhunon, vret dhe po i djeg shtëpitë popullsisë myslimane.

Babai i fëmijës që të gjithëve iu ka sjellë në mendje pamjet e fëmijës sirian Aylan Kurdi, që u mbyt në brigjet turke teksa po arratisej nga Siria, thotë se do të donte të kishte vdekur vetë.

“Kur e shoh foton e djalit, them të kisha vdekur unë më mirë”, thotë Zafor Alam, sipas të cilit, ushtria i ka djegur të gjallë gjyshin dhe gjyshen dhe i ka vënë flakën gjithë fshatit.

Megjithatë, drejtuesja e vendit, Aung San Suu Ky, e cila ka fituar Nobelin për Paqe, i ka mohuar akuzat se ndaj këtij komuniteti është ushtruar dhunë.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/femije-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/femije.jpg","attachment_id":608785},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/femije-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/femije-1.jpg","attachment_id":608786},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/femije-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/femije-2.jpg","attachment_id":608787},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/femije-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/femije-3.jpg","attachment_id":608788},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/femije-4-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/femije-4-1.jpg","attachment_id":608790}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *