FOTOT/ Skeçi i BBC me femrat xhihadiste tërbon mbarë rrjetin

5 Janar 2017, 12:12Bota TEMA
FOTOT/ Skeçi i BBC me femrat xhihadiste tërbon mbarë rrjetin

BBC ka transmetuar mbrëmjen e djeshme një skeç që nuk i ka pëlqyer thuajse asnjë shikuesi.

Skeçi i titulluar “Shtëpiaket e ISIS” përpiqet të ironizojë femrat xhihadistë.

Ato paraqiten duke bërë selfie dhe duke diskutuar për meshkuj, teksa mbajnë të veshur jelekë vetëvrasës.

“Për tre ditë kam ekzekutimin e radhës dhe nuk di se çfarë të vesh”, thotë një prej personazheve.

Por ky skeç i është kthyer në bumerang BBC-së që është sulmuar pa fund nga shikuesit.

“Shumica e femrave xhihadiste janë marrë peng nga familjet e tyre, si mund të bëni humor me to?’, shkruan një përdorues, teksa një tjetër e përshkruan skeçin e BBC si “humor pa pikën e shijes dhe sjellje pa pikën e moralit”.

1 komente në “FOTOT/ Skeçi i BBC me femrat xhihadiste tërbon mbarë rrjetin”

  1. ariff says:

    Nuk e di ku i mer keto lajme ky , por di te them se ketu ne Angli , ky program ishte me i shikuari dhe me i pelqyeri dihet nga Anglezet dhe jo nga myslymanet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje