Kategoria Superiore zbarkon në Antalya

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

partizani-grumbullimSkuadrat e Kategorisë Superiore pas mbarimit të seancave stërvitore në shqipëri, nga rikthimi i pushimeve të fundvitit do të udhëtojnë drejt Turqisë në Antalya.

Nga 10-ekipe që janë gjithësej në “Kategorinë Superiore”, gjashtë prej tyre kanë preferuar që minifazën përgatitore ta kryejnë në Antalya.

Bëhet fjalë për skuadrat elitare të kampionatit shqiptar si, Kukësi, Partizani, Skëndërbeu, Tirana, Flamurtari, si dhe Luftëtari që gjithashtu ka preferuar të përgatitet në Turqi ku ndodhet akutalisht, duke u nisur në herët nga skuadrat e lartë përmenduara.

Antalya është një nga vendet më të preferuar nga shumë skuadra, jo vetëm nga shqiptara, por edhe nga kampionate të tjera për të kryer fazën përgatitore të dimrit.

Kjo për shkak të kushteve të favorshme që ka në këtë vend, duke filluar që nga terrenet sportive, kushtet në Hotele, si dhe klima që është mjaft e favorshme për tu përgatitur sa më mirë.

Dhe jo më kot, presidentët e skuadrave të Kategorisë Superiore kanë vendosur që të shpenzojnë pak më shumë, që ekipet e tyre t’i kenë të gjitha kushtet për tu përgatitur sa më mirë për dy fazat e tjera të kampionatit të cilat do të jenë mjaft të luftuara.

Gjitashtu, në Antalya ekipet shqiptare përveçse stërvitjeve do të kenë mundësi që të zhvillojnë dhe disa teste miqësore me skuadra të njohura për të parë nga afër gjëndjen e lojtarëve.

Ndërkohë, katër ekipet e tjera Teuta, Vllaznia, Laçi dhe Korabi kanë preferuar që të përgatiten në vende të ndryshme.

Shkodranët do të udhëtojnë drej Malit të Zi në Ohër, Teuta me shumë mundësi nuk do të udhëtojë në asnjë vend jashtë shqipërie duke u përgatitur në Durrës, ndërsa Korabi po stërvitet në Tiranë, kurse Laçi ende nuk ka një njoftim për përgatitjet e saj.

Kategoria Superiore do të nisë me datë 21-janar ku pritet që dy fazat e tjera të jenë mjaft të luftuara në të treja frontet, titullin kampion, për një vend në Kuapat e Europës, si dhe lufta për mbijetesë./ Përgatiti Fatjon Baze

TemA

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *