Kundërpërgjigjia: Kosova lëshon urdhërarreste për 57 serbë të dyshuar për krime lufte

5 Janar 2017, 16:11Rajoni TEMA

Hetimet kundër këtyre të dyshuarve janë duke i kryer prokurorët vendës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Autoritetet kosovare të drejtësisë kanë shpallur 57 në kërkim 57 të dyshuar serbë për krime lufte në Kosovë.

Ata, dyshohen se gjatë viteve 1998-1999 kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile.

Kërkesat për arrestim ndërkombëtar të tyre janë lëshuar me vendim të gjyqtarëve të procedurës paraprake të EULEX-it dhe gjyqtarëve vendës.

Hetimet kundër këtyre të dyshuarve janë duke i kryer prokurorët vendës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Këto të dhëna i ka ofruar për Insajderin, Prokuroria e Shtetit e Kosovës, shkruan Insajderi.

Këto raste të hetimeve janë duke u ndërmarrë pas bartjes së lëndëve dhe kompetencave nga prokurorët ndërkombëtarë tek ata vendës.

Prokuroria ka thënë se EULEX-i ka transferuar 50 raste të krimeve të luftës.

Këta prokurorë deri tash kanë ngritur vetëm dy aktakuza, kundër pjesëtarëve të UÇK-së. Njëri prej tyre është Fatmir Limaj.

“Gjithsej 50 raste janë të transferuara nga EULEX-i tek prokurorët vendorë. Prej tyre, të arkivuara janë dy raste me dy persona, të pezulluara janë njëzetë 20 raste me 112 persona”, ka thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurori.

Ai ka bërë të ditur se dymbëdhjetë raste me dyzetepesë persona janë në fazën preliminare të hetimeve. Ndërkaq, hetimet janë pushuar në 13 raste me nëntëmbëdhjetë persona të dyshuar.

Prokuroria Speciale ka nxjerr vendim për fillim të hetimeve në pesë raste, kundër njëzetepesë personave.

Prokuroria ka thënë se po kërkon që të ndalohen 57 të dyshuar për krime lufte.

“Kundër pesëdhjetë e shtatë të pandehurve janë lëshuar letër rreshtimet”, ka thënë Lutfiu.

Letër rreshtimet ndërkombëtare obligojnë secilin shtet që nëse takojnë këta të dyshuar, t’i ndalojnë dhe t’i njoftojnë autoritetet kosovare, të cilat pastaj fillojnë procedurat e ekstradimit në Kosovë.

4 komente në “Kundërpërgjigjia: Kosova lëshon urdhërarreste për 57 serbë të dyshuar për krime lufte”

  1. Aksi says:

    Nuk e kuptoj, si cilesohet kjo nje kunderpergjigje? Keta 57 serbet, sot pas arrestimit te Haradinajt i bene ato krimet e luftes apo qe ne 98-99? Per cfare duhet pritur deri tani per te leshuar urdherarrestet? Pikerisht sot linden dyshimet se behet fjale per kriminele lufte?
    Me duket mua apo eshte logjike qesharake?

  2. antikrimi says:

    Sa vjet doni ta mblidhni mendjen me leshu urdhra arresti o Qeveri e Kosoves!!!!

    Serbia eshte mbushur me kriminele serbe qe kane bere krime ndaj popollsise civile dhe 50 jane shume pak – nja 50000 do te ishin edhe me pak !!!

  3. kombi says:

    Shqipetaret kurre nuk ngrejne zerin per te drejtat e tyre ,prandaj shtetet fqinje si Serbia dhe Greqia na njihin dobesite tona dhe veprojne kundra .

  4. Quni says:

    Ky artikull dhe “lajmi” i referuar i Insajderit janë rrenë e thjeshtë. Asnjë fletëarrest i ri për krime lufte nuk është lëshuar nga Kosova ditëve të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje