Kur Haradinaj vizitoi Francën para 7 muajsh për Shqipëri-Francë, por nuk u arrestua

5 Janar 2017, 00:16Rajoni TEMA

“Zemrat dhe mendjet e shqiptarëve sonte janë në Lyon të Francës”, thoshte para 7 muajsh Haradinaj, teksa po shihte ndeshjen Francë-Shqipëri, në Lyon të Francës. Ndërkaq, muaj pas, mendjet e shqiptarëve janë drejt Francës përsëri, por duke menduar për arrestimin e tij.

Kreu i AAK’së ishte para 7 muajsh në Francë për të parë ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës, por nuk ishte arrestuar. Ndërkaq, sot pas 7 muajsh, Haradinaj u ndal nga autoritetet franceze.

Ndërkohë, sot Haradinaj është ndalur nga policia e Francës, në bazë të një fletëarresti të Serbisë, që daton nga 2004’ta.

Për arrestimin e Haradinajt është reaguar zëshëm në Kosovë. Presidenti Thaçi e qeveria e Mustafës kanë reaguar, njëlloj siç kanë bërë edhe opozita dhe analistë kosovarë.

Kreu i AAK’së do të lirohet së shpejti, pasi edhe vetë qeveria franceze e ka konsideruar si jokredibil fletëarrestin e Serbisë.

1 komente në “Kur Haradinaj vizitoi Francën para 7 muajsh për Shqipëri-Francë, por nuk u arrestua”

  1. Emer says:

    O temak, ndeshja ne Lion ishte kundra Rumanise. Duket edhe nga bluzat e verdha ne foto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje